BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë nëse BE nuk ‘na hap dyert’? Rama del me mesazhin e fuqishëm: Ballkani Perëndimor ofron shanse për aktorë që s’kanë qëndrim dashamirës, ja sa rrezikon Shqipëria

Çfarë do të ndodhë nëse BE nuk ‘na hap
x

Aktualitet

Ditëve me diell i erdhi fundi/ Ja çfarë na pret orët në vijim

Ditëve me diell i erdhi fundi/ Ja çfarë na pret orët

Dita e martë (sot) do të karakterizohet nga mot me kthjellime dhe vranësira, e reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

Kurse dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshjet do jenë me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezentë, por humbasin intensitet.