BREAKING NEWS

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda, i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të Sali Berishës: Unë e paralajmërova që...

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr
x

Aktualitet

Djali dhe gruaja e tij u gjetën të përqafuar nën rrënoja, Bujar Cuka rrëfen mes lotësh: Sa hapa derën e kuzhinës u shemb pallati. U hodha nga kati i dytë

Djali dhe gruaja e tij u gjetën të përqafuar nën

Mes 51 viktima të tërmetit janë edhe dy anëtarët e familjes Cuka, nënë e bir Fatmira dhe Sardi Cuka duke lënë pas Bujarin, kryefamiljarin dhe vajzën Egi Cuka.

Bujari mes lotësh tregon momentet e fundit me gruan dhe djalin dhe si arriti të dilte i gjallë, pasi pallati u shemb mbi ta kur ai hapi derën për të dalë jashtë.

“Unë jam Bujar Cuka , ra tërmeti i parë djali dhe gruaja qëndroi me djalin. 

Ne ishim zgjuar më pas, kam hapur televizorin tek News 24, pamë tërmetin e parë që ka rënë, e fika televizorin ika nga dhoma, u ula në krevat mora telefonin mbështetur, atje ra tërmeti i fuqishëm.  Hapa derën, ra paneli zuri gruan, djalin nuk e pashë, u shemb korridori, bërtisja emrat e fëmijëve. 

Dera nuk u hap, ishte errësirë, kishte pirg tullash u hodha nga kati i dytë.  Unë nuk i kam parë as viktimat, nuk dua t’i kujtoj ashtu, dua t’i kujtoj të lumtur. Djalin tim e gjetën të përqafuar me gruan. Nuk kam forcë të flas, jam i shkatërruar.  Nuk ka ardhur njeri të na pyesi” thotë i tronditur Bujari i cili ka humbur djalin dhe gruan nën rrënoja”, tha ai mes lotësh.