BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Aktualitet

Djali i Remzi Hoxhës nxjerr detajet e forta, zbulon pse e vranë gazetarin Ali Uka 

Djali i Remzi Hoxhës nxjerr detajet e forta, zbulon pse e vranë

Vrasjen e gazetarit Ali Uka në Kosovë, Ardian Hoxha e lidh me zhdukjen e babait të tij, Remzi Hoxhës. I tha se Uka kishte mësuar detaje nga zhdukja e babait të tij.

"Ali Uka ka qenë një gazetar nga Kosova, një djalë i ri dhe babai im ka qenë dera kryesore ku të gjithë që vinin nga Kosova trokisnin, qoftë për strehim, për ndonjë ndihmë, punësim, për gjithçka. Ali Uka ka qenë një djalë shumë i zoti, edhe pse në dukje nuk e jepte këtë përshtypje dhe nga dëshmitë të miqve të babait, tregojnë që kanë kaluar shumë kohë bashkë dhe duke qenë se ishte gazetar kishte rënë në gjurmë rreth informacioneve të zhdukjes së babait tim dhe thuhet se një nga arsyet se përse edhe atij ia kanë montuar vrasjen lidhet me informacionet që ka pasur për babain tim, që të mos dalë e vërtetë", tha Hoxha për Report Tv.