BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Aktualitet

Djali i Remzi Hoxhës rrëfen ngjarjen befasuese: Na premtoi eshtrat e Remziut në këmbim të 30 mijë eurove. Ja çfarë na solli në fund

Djali i Remzi Hoxhës rrëfen ngjarjen befasuese: Na premtoi eshtrat e

Djali i Remzi Hoxhës tregon se janë mashtruar nga shumë persona në tentativë për të gjetur eshtrat e biznesmenit. Ai tregoi se njëherë i kishin premtuar eshtrat e Remziut në këmbim me 30 mijë euro.

Sipas Ardian Hoxhës, ata morën 15 mijë euro në fillim, dhe më pas sollën eshtrat e qenve dhe jo të biznesmenit.

"Ne me vite jemi frikësuar ta mendojmë se babai ynë do të kishte një varr. Duke qenë se kemi humbur të gjitha shpresat, ne me shumë dhimbje duam që të bëjmë një varr dhe nëse vijnë eshtrat ta kenë një vend. Ne si familje, duke qenë se fokusi ishte tek gjetja e eshtrave, nuk na interesonte politika e Shqipërisë. Për ne, gjithë shqiptarët janë vëllezër dhe motra. Ne kemi kërkuar të gjitha mënyrat. Xhaxhai im, i mashtruar nga shumë persona, i kishte thënë që të blinte një furgon. Punësoi dy persona që punonin në ShIK dhe të shkonin tek spitali i të sëmurëve mendorë. Shkoi xhaxhai im, se i thanë që ishte aty. Shkoi tek të gjitha dhomat. Kjo ndodhi në vitet 96'-97'. Një grup tjetër i thotë të blesh makina për detektimin e eshtrave në tokë. Një grup tjetër i thoshte na jep 30 mijë dollarë që të sjellim eshtrat. I marrim eshtrat dhe rezultuan se ato janë të qenëve. U ulën njëherë tjetër në kafe pasi një person i tha se po vjen Remziu. Ka pasur mashtrime nga më të ndryshmet", tha Hoxha për Report Tv.