BREAKING NEWS

Tjetër skandal seksual shpërthen në vendin tonë/ Përdhunon një vajzë brenda komisariatit, arrestohet shefi i policisë (Zbardhen detaje të rënda nga ngjarja)

Tjetër skandal seksual shpërthen në vendin tonë/
x

Aktualitet

Djali iu vra pas sherrit për ish-të dashurën, flet nëna e Dritan Haxhollit dhe nxjerr detajet e rënda: Ishte tip problematik! U largua nga shtëpia rreth orës 22:00 dhe...

Djali iu vra pas sherrit për ish-të dashurën, flet nëna e

Dritan Haxholli është 41-vjeçari që mbeti i vrarë në Kavajë pas përplasjes me armë me shefin e sigurisë së burgjeve të Durrësit, i cili ndodhej në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, Marsida Qatja.

Gazetarja Dorjana Bezat, pasi ka mbërritur në banesën private të viktimës, ka folur me nënën, ndërsa kjo e fundit jashtë kameras ka pohuar se lajmin e kobshëm e kishte mësuar nga televizori.

“Dritani u largua rreth orës 22:00 nga banesa dhe nuk u kthye më”, pohoi nëna. Ajo nuk ishte shqetësuar për këtë fakt se daljet për të kanë qenë të zakonshme. Ajo e ka dëgjuar lajmin e rëndë në TV dhe aty ka dhënë kujën”, tha gazetarja.

Ndërkohë, të tjera detaje janë siguruar për viktimën, i cili prej disa kohësh ishte në një lidhje me Marsida Qatjan, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Sipas familjarëve të 41-vjeçarit, ky i fundit kishte qenë për shumë kohë në burg në Greqi dhe Shqipëri, për drogë, ndërsa theksojnë se ai kishte temperament të vështirë.

“Dritan Haxholli ka qenë në burg në Greqi dhe në Shqipëri për shpërndarje të lëndëve narkotike. Familjarët deklaruan se marrëdhënia me Marsidën ka qenë veç lidhje pasioni dhe jo serioze, pasi ai nuk ia kishte prezantuar atyre, pasi ajo ishte e martuar. Ata shprehen se Dritani ishte tip problematik dhe konfliktual dhe rrinte i armatosur. Më herët ai ka qenë i martuar dhe është divorcuar, ndërsa ka një vajzë 13 vjeçe që jeton me nënën e saj. Por ata nuk prisnin që kjo ngjarje të ndodhte, për sa kohë që lidhja me Marsidën nuk ishte serioze” pohoi në raportim Bezat.

Ndërkohë që familja ka hapur dyert e mortit, trupi i pajetë i 41-vjeçarit nuk ka shkuar ende në banesë pasi po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 01:00 në lagjen nr.2 në Kavajë, ku Haxholli hyri në banesën e ish-të dashurës dhe qëlloi me armë policin Bledar Toçi, ky i fundit mbeti i plagosur.