
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

“Do bëhesha gjysh, por tani nuk jam më as baba”/ Humbi gjithë familjen nga tërmeti tragjik, rrëqeth me rrëfimin e tij i mbijetuari i vetëm: Nusja me djalin të përqafuar ishin në një kollonë! (FOTO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2020
Tërmeti i 26 nëntorit të viti të kaluar ishte tragjik për familjen e Albert Carës, Ai është i vetmi që shpëtoi, ndërsa e gjithë familja e tij humbi jetën nën rrënoja.
Një vit pas kësaj tragjedia, Albert Cara tregon edhe një herë sesi iu shua e gjithë familja përpara syve të tij.
Cara u shpreh me lot në sy se pa vajzën e vogël dhe djalin që i zunë rrënojat.
Pengu më i madh për Alberit Carën ishte se nusja dhe djali me tërmetin e parë që kishin ndjerë kishin dalë dhe kishin shkuar në kafe deri në orën tre, më pas ishin kthyer. Ai u thotë se po të kishin mbetur jashtë do ishin akoma gjallë.
Me dhimbje të madhe dhe i përlotur ai tha se teksa pritej të bëhej gjysh se nusja e tij ishte 2-muajshe shtatzënë, tani më nuk është as baba.
“Atë natë ra i pari i lehtë nga ora 8, Miri dhe nusja Stela ka ndenjur në kafe deri nga ora tre. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në korridor, kur ra tërmeti, nusja me djalin të përqafuar ishin në një kollonë, ndërsa dy fëmijët e vegjël nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr e kujtoj nuk e di sesi po e përballoj. O zot thash u luta. Dy të vegjëlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rash në katë të parë. Gruaja më ka lënë sakat, e kisha shok kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka mu shkatarrua gjithçka. Do bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por nuk jam as baba”, tha ai me lot në sy për 'neës24'.
Kujtojmë që nga tërmeti tragjik Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën. Ai u nis menjëherë pasi u nxor nga rrënojat drejt Italisë, ku qëndroi për më shumë se dy muaj.
Ai tashmë banon në Kamëz, në një apartament të cilin ia ka dhuruar qeveria shqiptare.
Më të lexuarat


Plagosja e 42-vjeçarit pranë “Shtëpisë së Oficerëve” në Vlorë, reagon Policia dhe jep detajet çfarë ka ndodhur

Plagosje pranë Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë, zbardhen detajet e para

Çfarë ndodhi? Bllokohet rruga në aksin nacional Boboshticë-Dardhë

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Përgjimet e bujshme të ‘Ndranghetas’, Artan Hoxha: Po pres me ankth kush ka qenë kontakti në Presidencë dhe në ...

Vjen lajmi fantastik nga spitalet COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet çfarë ka ndodhur

Surpriza të pakëndshme/ Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit

7 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

IGJEUM paralajmëron se ç’do ndodhë në mbrëmje dhe tre ditët e ardhshme: Do ketë vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje dherash, në këto zona parashikohen përmbytje

Grabitet filiali i një banke në mes të Tiranës, punonjësi kërcënohet me armë. Policia zbardh detajet: Janë ngritur pika kontrolli në të gjithë hyrje- daljet
