Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Do dorëhiqem”, Artan Fuga merr vendimin e papritur dhe lëshon paralajmërimin surprizë për Ilir Metën: Do them fjalën time të fundit dhe do largohem!

Postuar: 20/06/2019 - 14:00

Akademiku i njohur Artan Fuga paralajmëron largimin e tij nga Akademia e Shkencave nëse presidenti Ilir Meta njeh Skënder Gjinushin si kreun e këtij institucioni, sipas tij të zgjedhur në shkelje flagrante të ligjit.

“Nëse zgjedhjet në kryesinë e akademisë së shkencave njihen drejtpërdrejt ose tërthorazi si të ligjshme,

brenda 24 orëve nga ai çast do të jap dorëheqjen nga akademia e shkencave duke mos pranuar të bashkëjetoj me paligjshmërinë, abuzimet dhe një institucion krejt të kalbur, monist dhe çerdhe privilegjesh!”, shkruan Fuga ndër të tjera në rrjetet sociale.

Statusi i plotë:

Dorëheqjen ose vazhdimin tim si anëtar i akademisë së shkencave tanimë në orët dhe ditët që vijnëe ka në dorë ekskluzivisht Presidenti i Republikës z. Ilir Meta!

Pres vendimin e z. President Ilir Meta për të dhënë përfundimisht dorëheqjen nga akademia e shkencave apo për ta vazhduar betejën për shkencën dhe akademinë e saj, për ta pastruar atë nga shkeljet ligjore dhe nga kalbëzimi intelektual, financiar dhe organizativ!

Gazetarë dhe kolegë më pyesin se çfarë do të bëj pasi kam denoncuar parregullsitë ligjore në akademinë e shkencave, zgjedhjet e paligjshme të kryesisë së saj, si edhe abuzimet financiare atje?

Përfundimisht po përgjigjem:

Është e drejta kushtetuese e presidentit të Republikës, z. Ilir Meta, ta pranojë ose jo të si ligjshëm kryetarin e akademisë së shkencave zgjedhur në shkelje flagrante të ligjit.

Mua më takon të di vetëm se çfarë do të bëj unë vetë!

Nëse zgjedhjet në kryesinë e akademisë së shkencave njihen drejtpërdrejt ose tërthorazi si të ligjshme,

brenda 24 orëve nga ai çast do të jap dorëheqjen nga akademia e shkencave duke mos pranuar të bashkëjetoj me paligjshmërinë, abuzimet dhe një institucion krejt të kalbur, monist dhe çerdhe privilegjesh!

Do ta sakrifikoj karrierën time atje, pagën apo honorarin e përmuajshëm, si edhe të gjitha beneficet e tjera që vijnë nga ai status shkencor dhe institucional!

Do largohem duke e hedhur tej diplomën time të akademikut jo si dorëzim, por si një mesazh alarmi për publikun,

si besnikëri ndaj komunitetit universitar,

si bindje për reformën e thellë që kam propozuar,

si përbuzje ndaj deputetëve që e sabotuan reformimin e atij institucioni,

dhe si qëndrim revolte ndaj asaj politike dhe atyre politikanëve që nuk dëshirojnë kërkues shkencor dhe universitarë e intelektualë të pavarur duke e vendosur shkencën nën vargonjtë e politikës!

Do ta them fjalën time të fundit denoncuese dhe do largohem me ndërgjegje të qetë duke pritur që ndoshta do të vijnë ditë më të mira!

Deri atëherë pres, pres qetësisht vendimin përfundimtar të zotit President, Ilir Meta!

Me shpresë, por edhe me shqetësim!

Deri atëhere mirëupafshim!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 13:05

Hidhet në erë memoriali i Thimio Lolit në Kranë të Fiqinit.

Mësohet se rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm, disa persona të paidentifikuar kanë vënë tritol poshtë memorialit.

Postuar: 23/07/2019 - 12:53

Ndonëse korriku deri tani ishte një muaj relativisht i freskët, 10 ditëshi i fundit i tij pritet

Postuar: 23/07/2019 - 12:45

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjobit me 1.6 milion lekë 6 subjekte, bllokon aktivitetin e njërit

Postuar: 23/07/2019 - 11:35

Një 64-vjeçare që mashtronte biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara

Postuar: 23/07/2019 - 10:56

Policia njoftoi sot se ka vënë në pranga një person që ishte në kërkim për “vrasje të mbetu

Postuar: 23/07/2019 - 10:41

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Pa