BREAKING NEWS

Video e kryebashkiakut të Bulqizës duke pirë kokainë / Zbardhet lëvizja urgjente e SPAK

Video e kryebashkiakut të Bulqizës duke pirë kokainë /
x

Aktualitet

A do e shpëtojë SPAK Shqipërinë dhe do arrestojë politikanët e korruptuar? Artan Fuga tregon shqetësimin e madh që ka: Nëse partnerët ndërkombëtare marrin...

A do e shpëtojë SPAK Shqipërinë dhe do arrestojë

Pedagogu i njohur, Artan Fuga në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24, pyetur nëse SPAK-u dhe BKH-ja do të bëjnë ‘kurban’ politikanët e korruptuar. Fuga tha se nuk është aq optimist për ‘drejtësinë e re’ .

“E kam të vështirë ta them, por jam për transparencë totale për të gjithë njerëzit. Për një drejtësi që të ketë të gjitha kompetencat, të politikës administratës madje edhe qytetarëve të thjeshtë, që Shqipëria të jetë një vend i transparencës. Shqetësimi im është ky: që të ndodh kjo, duhet që drejtësia të jetë e pavarur nga politika. Edhe nëse hedh njerëz të rinj, është e sigurt që brenda një kohe të shkurtër do të bien ne atë sistem që ra drejtësia e sotme. Politika shqiptare nuk është ne gjendje te krijojë një drejtësi të pavarur. Nëse partnerët ndërkombëtarë e marrin tërësisht në dorë dhe e krijojnë ketë gje jashtë sistemit, atëherë këtu unë besoj”, deklaroi Fuga.