BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Aktualitet

“Do më mbytësh?”/ Nis me debate të forta dhe fyerje Komisioni i Medias për Paketën Antishpifje, Dhimitri përplaset me Beqirajn: Arrogante! Ekonomi: Mos ma qaj hallin…

“Do më mbytësh?”/ Nis me debate të forta dhe fyerje

Këtë të mërkurë ka nisur punimet Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median mbi 2 projektligjet e Paketës Anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Por mbledhja është shoqëruar me debate të forta, teksa të pranishëm ishin edhe gazetarë e përfaqësues të mediave. Ka qenë gazetari Ylli Rakipi ai që i ka quajtur dy projektligjet e Paketës Anti-shpifje si diçka totalitare dhe fashiste, teksa ka debatuar edhe me deputeten e PS-së Milva Ekonomi.

Pjesë nga debati

Rakipi: Ju qenkeni kështu, mua më vjen turp që t’ju shikoj në këtë gjendje! Më vjen turp.

Ekonomi: Mos ma qani hallin mua.

Rakipi: Po ti je arrogante, nuk lë kolegen tënde të flasë. Do hidhesh të më mbytësh ti mua? Hidhu more zotëri…(I drejtohet Beirajt)

Ndërsa Fatjona Dhimitri bëri thirrje se të gjithë përfaqësuesit e maxhorancës mund të largoheshin nëse nuk kishin dëshirë të merrnin pjesë në debat, duke e quajtur paketën e propozuar si ligjin e çensurës.

Dhimitri: Nëse të gjithë do merrni fjalën për të thënë të njëjtat gjëra është e kotë. Kush të dojë të largohet

Beqiraj: Do marrim fjalë për proçedurë, mos trego arrogancë

Dhimitri: Arrogancën e ka sjellë qeveria juaj me këtë ligj

Beqiraj: Të lutem, të lutem më dëgjo

Dhitri: Absolutisht s’të dëgjoj fare, absolutisht, çfarë do, çfarë kërkon? Ti kërkon që të aporovohet çensura ndja medias

Beqiraj: Të gjithë do t’i dëgjojmë respekto rregulloren.

Dhimitri: Kush ka ankesa për mua, t’i paraqesë atje ku duhet.

Beqiraj: S’jemi këtu për të bërë shoë televiziv, ka një rregullore dhe respektojeni. Nëse ju si media doni të shkelet rregullorja….

 

Dhimitri: Vazhdo,…vazhdo, hapim seancën dëgjimore.