BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

“Do ndodhë sapo të vij në pushtet”, Basha bën premtimin e papritur ‘live’ në emision

“Do ndodhë sapo të vij në pushtet”, Basha bën

Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, është shprehur se kur ai të marrë qeverisjen e vendit në duar, do të bëjë çmos që të vendosë kufizimin për mandatin e kryeministrit.

Basha tha në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, se nëse nuk do t'i ketë votat e plota për ta miratuar këtë, do ta hedhë me referendum.

Fevziu: Çfarë ndryshimi do vijë për qytetarët shqiptarë me ardhjen tuaj në pushtet?

Basha: E para, institucionet do të fillojnë të funksionojnë ndryshe, s'do ketë përqëndrim pushteti në duart e një personi, si me Edi Ramën. Shumë më thonë që je europian, kjo pra do jetë një realitet nesër. Do ketë një reformë kushtetuese, për shembull, kufizimi i pushtetit të qeverisë, të forcojmë kontrollin e balancuar, parlament me dy dhoma, me të njejtin numër deputetësh, pa kosto shtesë për qytetarët. Që qeveria të ketë dy pengesa për të kaluar. Nuk ka shqiptar që do të ketë një kryeministër si diktator. Do e bëj si në SHBA, kufizim mandati për kryeministrin. Nëqoftëse nuk do i kem votat do e bëj me referendum që Shqipëria të mos ketë kurrë një kryeministër më shumë se 8 vjet. Jam i vendosur ta realizoj këtë. E dyta është mënyra se si do të veprojmë me ekonominë. Rama nuk mbajti asnjë premtim. S'ka 300 mijë vende pune, ka 200 mijë të shpunësuar, ka 500 mijë që kanë shkuar refugjatë. Unë po them të vërteta. Do të ndryshojë, me mua gjërat do të jenë ndryshe.