BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Do ngrihen gjithë njësitë e reja”, Sandër Lleshaj paralajmëron ndryshimin e madh në shkurt

“Do ngrihen gjithë njësitë e reja”, Sandër

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbisedoi me studentë ekselentë të Policisë Kriminale si dhe të nivelit “Bachelor”. I shoqëruar në këtë vizitë, nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, Drejtori i Akademisë Bilbil Mema dhe Dekani i Fakultetit Ilirjan Mandro, Ministri nënvizoi rëndësinë e integritetit për punonjësit e Policisë.

"Në muajin shkurt pritet të ngrihen gjithë Njësitë e reja në Policinë e Shtetit kundër krimit"

Zhvillova një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbiseduam me studentë ekselentë të Policisë Kriminale si dhe të nivelit “Bachelor”. I shoqëruar në këtë vizitë, nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, Drejtori i Akademisë Bilbil Mema dhe Dekani i Fakultetit Ilirjan Mandro, nënvizova rëndësinë e integritetit për punonjësit e Policisë dhe folëm mbi prioritetet kryesore të punës.

“Ne së shpejti do të kalojmë një paketë shumë të rëndësishme ligjore kundër krimit të organizuar, e cila do të kërkojë që Njësitë e Policisë së Shtetit të angazhohen fort. Do të kalojmë në një fazë të re të luftës kundër krimit të organizuar dhe këtu kërkohet dituri.

Në këtë kuadër ai vuri në dukje se sipas ndryshimeve të pritshme ligjore, do të lehtësohet procesi i sekuestrimit të bizneseve të ngritura nga aktivitete kriminale, duke synuar që këtë model biznesi ta shkatërrojmë.

Më tej ai foli për Njësitë e reja të specializuara, që do të krijohen ose janë krijuar në Policinë e Shtetit, të tilla si Njësia për kapjen e personave në kërkim, Njësia kundër krimit ekonomik, kompjuterik dhe inteligjenca.

Kemi krijuar ndërkohë Njësinë për Kapjen e Personave në Kërkim. Njësia “K”, për shkurt, e krimit ekonomik, "E”, ajo e inteligjencës, Njësia “I” . Edhe kjo “K”–ja, pra e kërkimit dhe e kapjes së personave, është një çështje e rëndësishme. Ka filluar aktivitetin por prapë është në fazë konsolidimi dhe aty mund të ketë hapësirë për ju. Pastaj janë strukturat tjera, është ajo e krimit kompjuterik.

Është ajo fushë ku ne duam shumë kapacitete, për arsye se krimi kompjuterik edhe sot është shumë i zhvilluar, le që do të zhvillohet shumë e më shumë në të ardhmen. Pastaj kemi struktura të tjera, po kështu njësi të specializuara në Policinë e Shtetit, të cilat do të merren me luftën kundër krimit.

Ne së shpejti do të kalojmë një paketë shumë të rëndësishme ligjore kundër krimit të organizuar, e cila do të kërkojë që Njësitë e Policisë së Shtetit të angazhohen fort. Ne do të kalojmë në një fazë siç përmenda më lart, një fazë të re të luftës kundër krimit të organizuar dhe këtu kërkohet dituri.

Sigurisht është një duel që vazhdon, por nuk ka dyshim për se si shkon përfundimi i tij. Ne pretendojmë shumë prej jush, kemi pritshmëri të larta dhe duam që të na dëshmoni që kjo rrugë, pra rruga e tërheqjes dhe rekrutimit të oficerëve të Policisë Kriminale nga universitetet, është rrugë e duhur.

Prandaj kemi vendosur dhe kritere të larta, në kuptimin e notës mesatare. Të gjithë treguesit e tjerë, qofshin treguesit fizikë, shëndetësorë, gjuhën e huaj e kështu me radhë, për arsye se jemi të bindur që vetëm me një cilësi të lartë mund të zgjidhet kjo nevojë që kemi.

Kemi vendosur kriterin e gjuhës së huaj në hyrje, por duhet ato të zhvillohen për arsye se në gjuhën e huaj, sidomos në gjuhën angleze duhet të jeni thjesht perfektë, për arsye se një pjesë e madhe e punës zhvillohet në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë".