
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

“Do priste një mik që vinte nga Anglia”, ekzekutimi i efektivit të FNSH në Lezhë, flet babai i 26-vjeçarit: Në pesë të mëngjesit më morën në telefon dhe më thanë...

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Dhjetor 2020
Pas mesnate, efektivi Xhuljano Prela do të humbte jetën si pasojë e një pritë që iu bë prej një automjeti, nga ku u qëllua tre herë; një prej plumbave e kapi të riun në trup dhe i shkaktoi vdekjen.
Teksa familja ka hapur dyert e mortit, babi i viktimës, Martin Prela ka folur për ngjarjen.
“Hëngrëm darkë dhe në 12 të natës më tha do priste një mik të familjes sonë, që vinte nga Anglia. Nuk dyshoj tek ai. Do ta çonte në Shkodër. Në pesë të mëngjesit më morën në telefon dhe më thanë ka ndodhur diçka. Im bir nuk kishte probleme me askënd, ishte polic prej vitesh. Tani ishte dhe në punë dhe në shkollë për gradë”, rrëfehet ai për Top Channel.
Xhuljano kishte dalë nga shtëpia e tij, sipas burimeve, pas një telefonate të marrë, ndërsa në autostradë autorët e kanë ndaluar dhe i kanë nxjerrë pistoletën. 26-vjeçari sapo e ka konstatuar është munduar të largohet, por një plumb e ka kapur ne trup.
Automjeti i tij përfundoi në një parcelë aty pranë, gjë e cila bëri që në fillim kjo ngjarje të raportohej si një aksident. Gjatë kontrolleve në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja dhe një celular.
Prela, me origjinë nga Puka ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të. I ndjeri ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër.
FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Më të lexuarat


Plagosja e 42-vjeçarit pranë “Shtëpisë së Oficerëve” në Vlorë, reagon Policia dhe jep detajet çfarë ka ndodhur

Plagosje pranë Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë, zbardhen detajet e para

Çfarë ndodhi? Bllokohet rruga në aksin nacional Boboshticë-Dardhë

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Përgjimet e bujshme të ‘Ndranghetas’, Artan Hoxha: Po pres me ankth kush ka qenë kontakti në Presidencë dhe në ...

Vjen lajmi fantastik nga spitalet COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet çfarë ka ndodhur

Surpriza të pakëndshme/ Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit

7 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

IGJEUM paralajmëron se ç’do ndodhë në mbrëmje dhe tre ditët e ardhshme: Do ketë vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje dherash, në këto zona parashikohen përmbytje

Grabitet filiali i një banke në mes të Tiranës, punonjësi kërcënohet me armë. Policia zbardh detajet: Janë ngritur pika kontrolli në të gjithë hyrje- daljet
