BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Aktualitet

Do rikthehemi në karantinë sërish? Përgjigjet drejtoresha e ISHP-së: Mund të ndodhë gjithçka, u bëj thirrje...

Do rikthehemi në karantinë sërish? Përgjigjet drejtoresha e

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka deklaruar se në asnjë lloj momenti nuk mund të bëhen parashikime nëse do të kthehemi në karantinë.

Fico tha se nëse punëdhënësit kanë mundësi që punonjësit e tyre t’i lënë të punojnë nga shtëpia, ta bëjnë këtë gjë, për të shmangur kontaktet.

“Kjo është një sëmundje që ka një dinamikë që smund të bësh parashikime që të na thotë ç’do të ndodhë nesër. Duke pasur një rritje të numrit të infeksioneve, ne mund të themi që masat që kemi marrë po të zbatohen rigorozisht, kjo do të na lejojë që të kapërcejmë këtë moment shumë më mirë. Nëse do dekurajohemi nga vështirësia në të cilën na vuri pandemia, do të jetë shumë e vështirë. Askush nga ne nuk dëshiron një mbyllje. Dua të sjell në vëmendje një fakt. Të gjithë punëdhënësit që kanë mundësi t’i lënë punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia, ta bëjnë këtë gjë. Të mbajmë maska të ruajmë distancimin dhe të shkojmë te mjeku në rast se kemi shenja. Kjo do të na bëjë të jemi më të aftë që të kufizojmë sa më pak,”– tha ajo.