BREAKING NEWS

Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks
x

Aktualitet

“Do të bëhet një hetim shumë i rëndësishëm sot”, gazetari shqiptar në Kinë bën publike detajet e rëndësishme për origjinën e virusit: Mendohet se ka ardhur nga...

“Do të bëhet një hetim shumë i

Një grup hetuesish pritet të mbërrijnë sot në Kinë për të hetuar rreth origjinës së virusit COVID-19.

Në një lidhje direkte nga Pekini për emisionin ‘ABC e mëngjesit’, gazetari Edison Myrteza ka dhënë më shumë informacion rreth kësaj situate. Ai ka zbuluar edhe disa hiperbola që mendohet se nga ka ardhur koronavirusi.

“Do të bëhet një hetim shumë i rëndësishëm sot. Mediat kineze u kanë ardhur shumë informacione, por nuk dihet nga ka ardhur virusi. Një hiperbolë është që mund të ketë ardhur nga amerikanët për lojërat ushtarake, janë shumë të tilla. Po nuk ka diçka zyrtare se nga ka ardhur virusi”.

Më tej, gazetari ka treguar edhe sesi do të veprohet për Vitin e Ri kinez pas daljes së vaksinës.

“Nëse do ta krahasojmë me vitin e kaluar, ky vit është shumë më i mirë, pasi vaksina nuk ishte gati dhe personat nuk mund të lëviznin.

Ndërsa tani Viti i Ri kinez sërish do të festohet në familje, por të gjithë ata që do të dalin nga Pekini apo qyteti ku janë, do tu kërkohet të bëhet tamponi. Këto janë masa që janë marrë deri më tani”.

Më të lexuarat