BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Aktualitet

Do të mbyllet sërish transporti urban në Tiranë?

Do të mbyllet sërish transporti urban në Tiranë?

Një prej përfaqësuesve të Transportit Publik, Ervin Shijaku nuk e ka përjashtuar mundësinë e ripezullimit të këtij shërbimi për shkak të humbjeve të mëdha të operatorëve.

Ai u shpreh se i janë drejtuar me një kërkesë Bashkisë Tiranë që të administrojë linjat e transportit urban kryeqytetas të paktën deri në fund të këtij viti.

“Prej 5 ditësh transporti urban ka filluar në kryeqytet. Po monitorohet nga afër të gjitha masat që janë ndërmarrë për covid-19. Aktualisht në këto momente transporti po vijon me një numër shumë të kufizuar qytetarësh po ashtu edhe nga frika e qytetarëve nga thirrja e vazhdueshme e autoriteteve shëndetësore për të shmangu shërbimin publik. Momentalisht të gjithë operatorët po përballen me humbje të mëdha ekonomike për shkak të numrit shumë të vogël të qytetarëve që e përdorin shërbimin.

Nuk duam të ndërpresim transportin publik por qytetarët janë të frikësuar. Kemi humbje shumë të mëdha ndaj po mendojmë ripezullimin. Kemi pasur 518 mijë lekë humbje brenda një dite ndërsa të gjithë operatorët kanë një humbje prej 4.6 mln lekësh në ditë. Për 6 muajt e ardhshëm, humbja pritet të kapë shifrën e 15 mln eurove. Ne i kemi kërkuar Bashkisë së Tiranës që të administrojë linjat e transportit publik deri në fund të këtij viti”, shprehet ai për Ora News.

 

Më të lexuarat