BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Aktualitet

“Do të më mungosh me ato notat e humorit tënd!” gazetari i njohur bën postimin prekës pas ndarjes nga jeta të mjekut: S’dua ta besoj ikjen tënde!

“Do të më mungosh me ato notat e humorit tënd!”

Ditën e sotme një lajm të hidhur raportoi Ministria e Shëndetësisë për vdekjen e mjekut të familjes që shërbante në Pukë. Mesazhet ngushëlluese kanë qenë të shumta për familjarët, të afërmit dhe miqtë që la pas mjeku Hysni Shkjau.

Gazetari i njohur Armir Mehaj ka reaguar për lajmin e trishtë të humbjes së mjekut, ndërkohë që vlerëson kontributet e doktorit në zonën ku ai shërbeu.Gazetari shkruan se do t’i mungojë mjeku, jo vetëm profesionalisht, por edhe si mik edhe si shok i tij.

“Nuk dua ta besoj ikjen tende! Do me mungosh në ato takimet e pasditës tek kafja ! Do me mungosh në këshillat e vizitat për shëndetin e prindërve që aq shumë ju shërbeve! Do më mungosh me ato notat e humorit tënd! E sigurisht dhe këshillat personale! ZOTI ta bëftë të lehtë dheun Dr.Hysa!!!!!”- shkruan Armir Mehaj.