BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Aktualitet

Do të rikthehet karantina dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve? Përgjigjet Eugena Tomini

Do të rikthehet karantina dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve?

Ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini tha se ka një indicie nga indikatorët matës që do të çonin drejt masave të tilla si rikthimi i karantinës apo kufizimi i lëvizjeve, ndërkohë që në qendër të vëmendjes janë kryesisht ambientet publike të punës, argëtimit apo frekuentimit për arsye të ndryshme.

“Janë duke u vlerësuar dhe monitoruar masat, jo vetëm vendosja e gjobave por edhe rekomandimi dhe më pas nëse nuk zbatohet edhe praktikohet gjobvënia. Të gjitha palët kanë interesin e përbashkët, të vijojë procesi ekonomik por edhe të ndërpritet zinxhiri i përhapjes. Për mbylljen e bareve apo restoranteve, do të jetë një vlerësim në kohë pas matjes së indikatorëve. Duhen matur parametrat jetësor sa i përket intensitetit, për të kaluar në masat për të kaluar në karantinë apo masat ndaj bizneseve që përmendim.

Nëse në orët e vona të mbrëmjes nuk konsumohet një kafe në interval kohe të shpejtë, por një pije tjetër dhe kohëzgjatja e një grupi shoqëror.. ne kemi ambiente mjaft të frekuentuara gjatë mbrëmjes nga moshat rinore sidomos. Duhet theksuar se pavarësisht se nuk kanë qenë shumë raste pre tyre të infektuar bëhen shkas për transmetimin e infeksioneve. Grumbullime të tilla transmetojnë Covid drejt personave simptomatikë dhe që kanë sëmundje të tjera.

Është testuar çdo rast i dyshuar, dhe hetim epidemiologjik për të gjitha kontaktet. Janë shtuar testimet dhe kemi kontakte më të zgjeruara, kemi orë të zgjatura të kontakteve për rrjedhojë personi bëhet më i ekspozuar për të marrë infeksion. Vendosja e maskave dhe distancimi fizik shoqëruar me higjenën bëhen të rëndomta por janë të domosdoshme. Përmes spërklave është mënyra më e shpeshtë e transmetimit të infeksionit”, tha ekspertja për Fax News.

Më të lexuarat