BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Aktualitet

“Do të të fus plumbin ballit”, lirohet i riu që kërcënoi me jetë Edi Ramën, zbardhet dëshmia e tij dhe kush e kishte ‘nxitur’ të terrorizonte kryeministrin

“Do të të fus plumbin ballit”, lirohet i riu që

“Do të të fus plumbin ballit!”. Një mesazh i tillë në adresë të kryeministrit Edi Rama, ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit afro 5 ditë më parë.

Autori i këtij kërcënimi, në dukje serioz, është identifikuar shpejt, por në mungesë të një adrese të saktë të tij, janë dashur disa orë për të zbuluar vendndodhjen. Një fotografi e të dyshuarit u është vënë në dispozicion dhjetëra agjentëve civilë, derisa dje, në orët e para të mëngjesit, është rënë në gjurmët e të riut dhe është shoqëruar nga Antiterrori.

Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen, madje edhe burime jozyrtare u treguan hermetikë. Dje, në media qarkulloi edhe fotografia e personit të dyshuar, i cili, sipas burimeve konfidenciale, quhet Andrea Kurti, me origjinë nga Puka dhe banues në një shtëpi me qira në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Fillimisht, kërcënimi i tij u lidh me aksionin e prishjes së banesave në atë zonë, për të cilat po protestohet prej disa muajsh. Megjithatë, ndonëse situata u duk shumë serioze, 32-vjeçari u la i lirë nga Policia, pas verifikimeve që u kryen në Polici.

Burimet thanë se nga këqyrja e telefonit të tij, u kthyen disa mesazhe të fshira, një prej të cilave ishte edhe ai i dërguar në numrin e telefonit të Ramës, që në dukje ishte një kërcënim serioz për jetën. Të njëjtat burime, ndonëse nuk saktësojnë situatën plotësisht, thanë se janë gjetur edhe mesazhe të tjera.

Vetë i riu ka deklaruar se e gjitha ishte një shaka mes shokësh, që, sipas tij, e nxitën për t’i shkruar Kryeministrit. Nëse dëshmia e tij është e vërtetë apo jo, kjo nuk dihet ende, edhe pse ai tashmë është lënë i lirë. Kurti, pas dëshmisë dhe verifikimeve, ka dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, edhe pse kjo mund të jetë ndonjë taktikë e Policisë./ Panorama

Më të lexuarat