BREAKING NEWS

“Edhe vetë ata nuk po e besojnë”, Artan Hoxha i përgjigjet ashpër Lefter Allës: I bie që unë dhe Sali Berisha të kemi...

x

Aktualitet

“Do të të telefonoj sërish pas dy ditësh”, flet gruaja e kapitenit turk të jahtit të braktisur në Shëngjin: Më kontaktoi në 4 shtator, ja çfarë më tha

Bashkëshortja e kapitenit turk të jahtit të braktisur në Shëngjin, Sezgin Yavuz, i cili është i zhdukur prej disa ditësh, ka dhënë një intervistë për mediat turke ku ka rrëfyer bisedën e fundit me bashkëshortit.

Vesile Yavuz, 26-vjeç, e cila është në pritje të një fëmije, ka deklaruar se në datën 4 shtator ai e ka telefonuar dhe i ka thënë se është nisur dhe se do ta telefononte më pas sërish, dy ditë më vonë, telefonatë e cila nuk ka ardhur më kurrë. Yavuz tha se bashkëshorti i saj nuk kishte kishte problem shëndetësor dhe se notonte shumë mirë, duke hedhur poshtë dyshimet se mund të ketë ndërruar jetë apo të jetë mbytur në det.

"Më thirri në 4 shtator të këtij muaji dhe më tha se do kthehem. "Do të të telefonoj sërish pas dy ditësh" më tha, por nuk më thirri më kurrë. Jahti ku ai udhëtonte u gjet i braktisur në Shëngjin. Kërkojë ndihmën e policisë. Dua që bashkëshorti im të kthehet. Vajza ime më pyet për babanë, por unë nuk mund t'i them asgjë", mësohet të ketë thënë Vesile Yavuz.