BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Aktualitet

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është kërcënuar disa ditë më parë me jetë. Atij i ka mbërritur në telefon një mesazh që e paralajmëronte: “... e ke tepruar shumë. Kudo që të jesh, ne sërish do të vëmë bombën. Mbaje mend këtë që po të themi…”.

Gazetari Arsen Rusta raporton se i pyetur për këtë kërcenim Ismaili tha skam asnjë koment.

Prokuroria e Tiranës nis për herë të dytë hetime për kërcënimin e kreut të burgjeve Agim Ismaili. 

Ky është kërcënimi i dyti ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve pasi në vitin 2019, ai kërcënohej me mesazhin 'po na bie në qafe ty e familjarët e tu i pret një fund i tmerrshëm'.