BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

Do t’ia dërgonte vëllait në Australi, policia i bllokon biznesmenit 400 mijë dollarë, dyshohet për pastrim parash

Do t’ia dërgonte vëllait në Australi, policia i bllokon

Një shumë e konsiderueshme parash në një llogari bankare është bllokuar me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila ka vendosur sekuestro preventive pas hetimeve të Policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për 400 mijë dollarë që i përkasin biznesmenit me iniciale A. G., administrator i një shoqërie SHPK. Hetimet që nisën më 26 maj të këtij viti, janë fokusuar në pistën e pastrimit të parave dhe ushtrimit të veprimtarisë financiare pa licencë. Shuma e konsiderueshme e parave u vendos në sekuestro preventive nga Policia e Tiranës me urdhër të prokurorisë së kryeqytetit. “Sekuestroja preventive u bë pas hetimit të nisur nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, tha zyrtarisht policia. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije së këto para kanë dalë nga kompania ku një nga ortakët është edhe shtetasi me inicialet A. G., personi që tentoi të kryejë transaksionin. Vetë biznesmeni po hetohet në gjendje të lirë teksa përpara grupit hetimor ka shpjeguar se paratë janë të ligjshme ndërsa tashmë do duhet ta vërtetojë me dokumentacion.

Ja si nisën hetimet

Biznesmeni do ta bënte transaksionin drejt Australisë nga një bankë e nivelit të dytë në kryeqytet. Pas kërkesës për këtë transaksion policia në bashkëpunim nisën hetimet dhe më datë 26 maj prokuroria kërkoi sekuestrimin e parave pasi sipas organit të akuzës biznesmeni i kishte ato të padeklaruara. Togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e prokurorisë dhe sekuestruan shumën e konsiderueshme të parave. “Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në funksion të procedimit penal të vitit 2020 dhe vendimit të sekuestrimit datë 26.05.2020, u bë sekuestrimi i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit A. G., administrator i një shoqërie SHPK, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare””, tha policia pas sekuestrimit të 400 mijë dollarëve. Shuma e parave është bllokuar në momentin që biznesmeni me inicialet A. G do t’ia kalonte me transaksion bankar vëllait të tij në një tjetër kontinent (Australi), i quajtur I. G., i cili u akuzua si i përfshirë në një ngjarje të rëndë në kryeqytet, ku mbetën të vrarë 4 persona. “Vendosja e sekuestros preventive, u bë pas tentativës së bërë nga shtetasi A. G., për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij”, vijon më tej policia. Të njëjtat burime sqaruan se shuma e konsiderueshme e parave është bllokuar pasi biznesmeni nuk i kishte ato të deklaruara. Nën drejtimin e prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal.