BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Aktualitet

Do trafikonte 22-vjeçaren drejt Belgjikës dhe do ta shfrytëzonte si prostitutë, pranga 39-vjeçarit nga Rrësheni

Do trafikonte 22-vjeçaren drejt Belgjikës dhe do ta

Një rast i shfrytëzimit të prostitucionit është parandaluar dje nga policia. Uniformat blu të kryeqytetit kanë goditur një rast të shfrytëzimit të femrave për prostitucion, duke ndaluar një 39-vjeçar me precedent të theksuar kriminal. Pas një hetimi disamujor, policia thotë se Adrian Mykaj (alias Adrian Uka), 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, ka qenë i dënuar më parë për “Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion”. Siç njofton policia, 39-vjeçari shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Gjatë shoqërimit për në komisariat, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasja me inicialet M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Burime policore bëjnë me dije se 39-vjeçari e shfrytëzonte për prostitucion të renë edhe në kryeqytet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat “Shfrytëzimi i prostitucionit’’, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit Adrian Mykaj (alias Adrian Uka), 39 vjeç, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetases M. M, 21 vjeç.

Ja kush është 39-vjeçari

Uka, i cili u arrestua ditën e djeshme nga uniformat blu, pasi akuzohet se do të shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës sapo të hapej kufiri, është një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2005, Uka është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Trafikimi i femrave për prostitucion”. Ai u shpall fajtor për rrëmbimin e një vajze në vitin 2001, të cilën e njohu në një disko, me qëllimin për ta prostituuar. Uka e mori të renë e futi në makinë në kundërshtim me dëshirën e saj dhe e dërgoi në Laç, ku e shiti për 2 milionë lekë të vjetra, një tjetër personi, të quajtur Gëzim Vuka. Përveç dënimit të vitit 2005, po për shfrytëzim prostitucioni, 39-vjeçari u arrestua edhe në janar të vitit 2017 bashkë me një person tjetër. Më 6 janar të vitit 2017 Adrian Uka bashkë me Elton Morisenin, morën peng këngëtarin e tallavasë, Ardian Kazanxhi. Dy shtetasit e lartpërmendur e kanë futur me forcë në makinë Kazanxhin, me qëllim që të këndonte në një lokal nate, por kur ka përfunduar këngëtari i tallavasë Agron Kazanxhi ka kërkuar të paguhet. Në këtë moment dy persona e kanë rrëmbyer e dhunuar si dhe e kanë mbajtur peng për disa orë. Këngëtari pasi u lirua nga dy të rinjtë bëri kallëzim penal ndaj tyre. Pas denoncimit të këngëtarit Kazanxhi, forcat e policisë së Komisariatit nr. 3 në kryeqytet kanë mundur të arrestojnë njërin nga pengmarrësit. Ai është Adrian Uka, 36 vjeç dhe banues në rrugën e Durrësit në Tiranë, ndërsa kanë shpallur në kërkim Elton Morisenin, 35 vjeç nga Elbasani, banues në Xhafzotaj të Durrësit. Këta persona, mbrëmjen e 6 janarit, kanë marrë me forcë në makinë 30-vjeçarin Ardian Kazanxhi, duke i thënë se e donin për të luajtur muzikë dhe për të kënduar për ta në një lokal nate, në Laprakë. Edhe pse pa dëshirë, Kazanxhi, ka pranuar të shkojë. Pasi ka luajtur disa orë muzikë ai ka kërkuar të largohet dhe të paguhet. Por si kundërpërgjigje ka marrë grushta e shkelma nga të dy personat e sipërpërmendur. Pas disa orësh ata e kanë lënë të lirë, por pa e paguar. Kazanxhi i denoncoi në Komisariatin nr.3 dhe policia arrestoi Adrian Ukën, i cili ka thënë se ishte konfliktuar me të pasi i kishte ngacmuar të dashurën. Por ky pretendim është hedhur poshtë nga 30-vjeçari dhe ka qenë i pabesueshëm për policinë.