BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Aktualitet

Dogjën 4 automjete! Arrestohen 3 persona, kërcënuan të riun me armë zjarri, sekuestrohet dhe armë zjarri

Dogjën 4 automjete! Arrestohen 3 persona, kërcënuan të riun

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka vënë në pranga tre të rinjtë, A.P, 19 vjeç, A.C , 21 vjeç dhe E.U, 21 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë kërcënuar me armë zjarrin shtetasin G.F.

Gjatë kontrolleve, u gjet edhe një armë zjarri pushkë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit kallashnikov të përdorur për kërcënimin, municion luftarak, një automjet dhe 3 celularë.

Ndërkohë sqarohet se pas hetimeve të kryera është zbuluar se këta tre persona në 18 nëntor 2022 në fshatin Mjedë kanë djegur tri automjete dhe në datën 10 janar të 2023 në fshatin Kaçë kanë djegur një automjet.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkjeza”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatit i Policisë Vau i Dejës.

Kërcënuan me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë) dhe municion luftarak.

Gjatë këtij operacioni, u zbardhen 2 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr (djegia e 4 automjeteve), të ndodhura në nëntor 2022 dhe në janar 2023, autorë të të cilave dyshohet se janë këta 3 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, 3 shtetas po kërcënonin me armë zjarri, për motive të dobëta, një shtetas tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkjeza”, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

-A. P., 19 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe E. U., 21 vjeç, të tre banues në fshatin Rranxë, Vau i Dejes.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., i cili në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të arrestuar, po kërcënonte me armë zjarri (kallashnikov), për motive të dobëta, shtetasin G. F.

Gjatë kontrolleve, u gjet edhe një armë zjarri pushkë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit kallashnikov të përdorur për kërcënimin, municion luftarak, një automjet dhe 3 celularë.

Në vijim të veprimeve proceduralo-hetimore në kuadër të operacionit policor “Shkjeza”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i dy rasteve të shkatërrimit të pronës me zjarr, nga këta tre shtetas, të cilët në datën 18 nëntor 2022, në fshatin Mjedë, kanë djegur 3 automjete, ndërsa në datën 10 janar 2023, në fshatin Kaçë, kanë djegur 1 automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.