
“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga atentati në Fushë- Krujë: E njëjta skuadër i bëri atentatin edhe...

Doli pa zemër nga spitali në Spanjë, Ministria e Drejtësisë mban “peng'” letërporosinë për Saimir Sulën, mashtruesi Chen që do ekstradohet në Kinë “përplaset” me Policinë në banesë

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Nëntor 2022

Ministria e Drejtësisë vijon të mbajë peng letërporosinë e ardhur nga Spanjë për rastin e shqiptarit Saimir Sula, 31-vjeçari që erdhi pa zemër në Shqipëri. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi dje për “BalkanËeb” se Ministria e Drejtësisë në letërkëmbimin me Prokurorinë ngre pretendim se nuk gjen dot përkthyes. Kjo vonesë po zvarrit hetimet në një kohë që spitali i është përgjigjur familjes Sula që është gjetur zemra. Nga ana tjetër, familja e Saimir Sulës kërkon që MD të marrë përmes letërporosisë organin e zemrës dhe t’i bëhet ADN-ja. Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020, në kohën kur bota po pushtohej nga pandemia e Covid-19. Saimir Sula hyri në spitalin del Mar në Barcelonë, i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Ai kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test covid, i cili doli negativ. Por, 18 orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t'i thënë se vëllai i saj kishte vdekur. Mjekët kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord dhe Majlinda nuk pranoi sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj. Ajo kërkoi që kufoma do të transferohej në Shqipëri, ku bëri një autopsi të dytë dhe raporti e siguroi se trupi kishte mbërritur pa zemër në vendlindje.
Mashtruesi kinez nuk i lejoi, efektivët tentojnë t'i futen në shtëpi
Ndërkohë shtetasi nga Kina, Liangbin Chen, i cili ndodhet në masën e arrestit shtëpiak, s'ka lejuar dje efektivët e policisë që të futen brenda banesës ku po qëndron. Policia tentoi sot të futet në banesën e Chen që kërkohet për qëllime ekstradimi dhe mbahet në arrest shtëpie, por ky i fundit ka refuzuar të lejoje blutë qe të stacionohen brenda banesës. 'Neës 24' kontaktoi me policinë, e cila pretendon se ka marrë kontakte me të për arsye pune. Por pse akuzohet Chen? Chen është koka e një grupi që me seli në qytetin Huzhoi në Kinë, ndërsa mashtrimet i ka kryer në të gjithë botën. Përmes platformave online ku jepeshin shtëpi, kompjuterë dhe telefona, ai ia ka dalë të kryejë një mashtrim me vlerë 1 miliardë yen kinezë. 32-vjeçari, me profesion programues kompjuterik, u arrestua si kreu i një grupi kriminal që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda. Ky grup kriminal ka mashtruar dhjetëra qytetarë kinezë, ndërkohë aktiviteti ka qenë i shtrirë edhe në Dubai. Platforma e ngritur online u mbyll dhe Chen bashkë me bashkëpunëtorët u zhdukën me 1 miliard jen, ose 145 milionë euro. 32-vjeçari mbërriti në Shqipëri nga Dubai dhe dyshohet se do të fshihej në vendin tonë.
Prangoset autori që goditi gazetarin Doçi
Nga ana tjetër, dje është arrestuar nga Policia autori që ka dhunuar gazetarin investigative të Report Tv, Adriatik Doçi. Përmes një njoftimi, policia bën me dije se ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. “Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, pas denoncimit nga gazetari A. D. goditur në afërsi të banesës, nga një shtetas i paidentifikuar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas një pune profesionale dhe hetimore, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapjen dhe arrestimi, në rrugën “Sami Frashëri”, i shtetasit R. S., 32 vjeç, lindur në Berat dhe banues në rrugën "Ndre Mjeda", Tiranë. Ky shtetas, më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, ka goditur disa herë, me grushte, për shkak të detyrës, në afërsi të banesës, në Kamzë, gazetarin A. D., duke i shkaktuar dëmtime fizike. Arrestimi i shtetasit R. S. u bë bazuar ne dokumentimin e administrimin e provat shkencore e ligjore, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës””, njoftoi dje policia.
Më të lexuarat


Ekzekutimi i Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, arrestohet në Kosovë bashkëpunëtori në krim, i dha makinën vrasësit

Vrasja e kushëririt të Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Makina e djegur nuk ishte e autorëve, u bë për të çorientuar policinë

Vrasja e rapsodit Kol Murrani dhe Preng Simonit në prill 2020 pasi zbuluan parcelat me kanabis, Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aleksandër Përdodën

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dëshmitë e reja ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes: Aktivisti i PS u ndalua nga 2 persona të armatosur

“Mos gënje”! Të ftuarit përplasen në studio për Portin e Durrësit: Projekt pasurimi nëpërmjet ndërtimit

Ku dhe pse ndryshojmë nga Kosova? Kreshnik Spahiu zbulon arsyet: Jemi shumë larg rregullave

Pa rrip sigurimi dhe me celular në dorë, pezullohet nga detyra efektivi i policisë që shpëtoi shoferin nga gjoba

Situata politike në vend/ Gazetari rendit arsyet: Ja pse jemi zhytur në korrupsion

Shpëtohen nga FNSH pesë të rinjtë, ishin bllokuar në dëborë në Malësinë e Madhe

"Duhet ndryshim sistemi", ekspertja e ekonomisë s’i kursen ironitë: Rama i pari që korrupton (Video)
