BREAKING NEWS

Mund të ishte edhe më tronditëse/ Zbulohet motivi i krimit makabër në Pogradec, 44 vjeçari donte të vriste vajzën e tij 15 vjeçare (Zbardhet arsyeja)

Mund të ishte edhe më tronditëse/ Zbulohet motivi i krimit
x

Aktualitet

Doli pozitive me koronavirus dhe u shfaq në rrugë, kryeinfermierja kërkon që deputetja demokrate të dënohet (FOTO)

Doli pozitive me koronavirus dhe u shfaq në rrugë, kryeinfermierja

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, ka bërë thirrje që deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila është infektuar me COVID-19, të dënohet për thyerje të rregullave të vetizolimit.

Sejdiu përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se nuk dëshiron që ta stigmatizojë deputeten por dëshiron që ajo të dënohet për veprimin që ka bërë.

Doli pozitive me koronavirus dhe u shfaq në rrugë, kryeinfermierja

“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna”, shkruan infermierja.

Deputetja dhe këngëtarja Eliza Hoxha ka konfirmuar vet lajmin se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin, ndërsa gjatë ditës së djeshme është parë në rrugë, duke thyer kështu rregullat dhe duke rrezikuar shëndetin publik. Mirëpo pas qarkullimit të fotos së saj në rrjetet sociale dhe media, Eliza reagoi duke thënë se ishte përpara shtëpisë së saj duke pritur që i vëllai t’i çonte një ilaç për mushkëritë pasi kishte shfaqur probleme.

Doli pozitive me koronavirus dhe u shfaq në rrugë, kryeinfermierja