Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dom Gjergj Meta: Me maturantët nuk mund të luhet, mos ta çojmë arsimin më keq se sa është

Postuar: 07/09/2016 - 13:54

Skandali që ka përfshirë Ministrinë e Arsimit në lidhje me regjistrimet e maturantëve dhe favorizimi që po iu bëhet universiteteve private ka prekur çdo familje shqiptare.

Dom Gjergj Meta ka rrëfyer për historinë e një familje të varfër që kishte famijën me rezultate të shkëlqyera, por që nuk kishte fituar në asnjë prej degëve që kishte zgjedhur në universitetet publike.

Me një shënim në Facebook, Meta tregon se si prindi i fëmijës i kishte kërkuar ndihmë që të përfitonte një bursë studimi diku jashtë Shqipërisë, pasi në vendin tonë nuk mund të paguante studimet.

Ja çfarë shkruan në Facebook, Dom Gjergj Meta:

Dje me erdhi një prind që kishte fëmijën maturant me rezultate të shkëlqyera. Vërtet kisha dëgjuar për këtë fëmijë që ishte talent i vërtetë nga një mësuesi im i shkollës së Mesme. Por familja është e varfër. Nuk kishte fituar në shtet asnjë nga degët që kishte hedhur…

Dhe po më kërkonte mundësinë për të studiuar në një universitet privat nëse gjendej ndonjë burse apo bamirës (konkretisht te Universiteti Katolik).

Tani kjo puna e maturantëve duhet parë me shumë kujdes, sepse nëse janë të vërteta thashethemet për të ndihmuar Universitetet private kjo do të thotë dy gjëra: varfërim i mëtejshëm i familjeve të maturanteve ose largimin e tyre në ndonjë vend europian apo edhe në Turqi ku sigurisht paguajnë më pak.

Por ka edhe më shumë. Me maturantët nuk mund të luhet, sepse luhet me të ardhmen e vendit. Mos ta çojmë arsimin më keq se sa është. Po i shohim se sa shumë janë përgatitur ata që në këto vite tranzicioni kanë mbaruar Universitetet tona. Ose janë të paaftë, ose janë të papunë ose janë të korruptuar dhe bëjnë dëme

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:47

Panairi Librit nuk është vetëm një traditë që mbledh të pasionuarit pas leximit, por është kthyer edhe në një vend që bëhet ‘sebep’ për bashkimin e shumë personaliteteve të politikës, medias apo artit.

Postuar: 15/11/2019 - 23:32

Sipas gazetarit Blendi Fevziu, sot gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me vendimin e tyre për ngërçi

Postuar: 15/11/2019 - 23:20

Olsian Çela i cili kandidon për kryeprokuror dhe gjendet e pari në listën e KLP-së që do votohet

Postuar: 15/11/2019 - 22:57

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese duket ka njohur si anëtare të saj zonjën Marsida Xhaferllari, ka

Postuar: 15/11/2019 - 22:47

Një person është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Bushat, në Vaun e Dejës.

Postuar: 15/11/2019 - 22:37

Një sherr i rëndë ka ndodhur në qytezën e Rutigliano në Itali.

Postuar: 15/11/2019 - 22:36

Gazetari Blendi Fevziu shprehet se për Mini-Shengenin Ballkanik po mbahen shumë të fshehta dhe nu