Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dosja ‘Babale’/ Nga përgjimet doli se Fred Alizoti kontaktoi 10 herë Taulant Ballën, i pandehuri plas ‘bombën’ në mes të gjyqit: Nxirrni dhe telefonatat me shoqëruesin e Berishës

Postuar: 11/09/2019 - 14:22

Në seancën e sotme gjyqësore që po zhvillohet për çështjen “Babale” janë publikuar dhe përgjime të tjera të të pandehurit Fredi Alizoti.

Avokati i gazetarit që realizoi përgjimet, Jetmir Olldashi, paraqiti në gjyq përgjimet e Alizotit, ku u pa se kishte kontaktuar 10 herë numrin e kreut të grupit parlamentar Taulant Balla.

Në këtë moment, Alizoti është ngritur në këmbë dhe ka kërkuar që të publikohen dhe bisedat e tij me shoqëruesin dhe ish-truprojën e Sali Berishës, Sali Lushaj.

‘’Gjyqtar, thuaji të hapë të gjitha telefonatat sepse ka edhe biseda me shoqëruesin e Sali Berishës”, është shprehur Alizoti.

Alizoti akuzohet për dëshmi të rreme duke pranuar se ka imituar zërin e Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i akuzuar për trafik droge në Itali. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 12:23

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela, është larguar nga detyra. Mësohet se kreu i AKEP ka dhënë dorëheqjen për arsye personale

Postuar: 11/12/2019 - 11:55

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Postuar: 11/12/2019 - 11:45

Një udhëzim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) nënvizon edhe planin e emergjencës

Postuar: 11/12/2019 - 11:21

Këtë të mërkurë ka nisur punimet Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median mbi 2 projektligje