BREAKING NEWS

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm për taksën ndaj Serbisë, ja çfarë u vendos dhe kur do hyjë në fuqi

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm
x

Aktualitet

“Dosja e Saimir Tahirit u dërgua 5 muaj vonesë në Gjykatën e Posaçme të Apelit”, gazetarja Hoxha zbulon detajet: Çfarë pritet të vendoset sot në orën 13:00

“Dosja e Saimir Tahirit u dërgua 5 muaj vonesë në

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosjen ndaj Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela. Lajmi u bë i ditur për gazetaren Anila Hoxha nga burime të sigurta pranë Gjykatës së Posaçme qe prej muajsh ishte në pritje të këtij veprimi.

Siç bëri me dije për gazetaren Hoxha i njëjti burim, dosja përfshirë edhe apelimet e palëve u dorëzua me pesë muaj vonesë, pasi sipas ndryshimeve ligjore të reformës duhej bërë njoftimi i të pandehurve. Por për shkak se Jaeld Cela është në kërkim , kjo procedurë ka zgjatur derisa ai ka marrë dijeni përmes avokatit. Burimet i thanë gazetares Anila Hoxha se sot rreth orës 13:00, Gjykata e Posaçme do hedhë shortin për të përcaktuat trupën që do gjykojë ish-ministrin e Brendshëm dhe Jaeld Celën, të shpallur fajtor për shpërdorim detyre.TCH