BREAKING NEWS

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty,
x

Aktualitet

Dozat e para të vaksinës së Pfizer në Shqipëri, eksperti i shëndetësisë nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë po na fsheh Rama

Dozat e para të vaksinës së Pfizer në Shqipëri,

975 dozat e para sipas ekspertit Erion Dasho, janë përdorur për propagandë nga ana e qeverisë por ai vlerëson procesin e vaksinimit si një hap të rëndësishëm për përballimin e pandemisë.

“Fakti që vaksina filloi me bujë dhe shumë zhurmë të ofrohet në mjediset e një stadiumi kur numri i të vaksinuarve ditorë nuk i kalon 50-60, është një numër që mund të kryhet në një qendër shëndetësore fshati. Të gjithë këto na bëjnë të dyshojmë se vaksina ka ardhur për qëllime propagandistike”, tha Dasho.

Lidhur me variantin e ri të koronavirusit, Dasho thotë se Shqipëria nuk ka kapacitetet e nevojshme për të identifikuar raste të tilla ndërsa ngre dyshime nëse kanë mbërritur në Shqipëri të gjitha sasitë e testeve të shpejta të premtuara nga qeveria.

"Të fillojmë dhe të analizojmë strukturën gjenetike të tipeve të virusit që qarkullojnë në Shqipëri mua kjo më duket jashtë realitetit. Unë besoj që ky nëntip i virusit ka ardhur patjetër dhe në Shqipëri”, th ai.