BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Aktualitet

Dr. Ralph Baric zbardh të tjera dyshime mbi Covid-19: Roli i mutacioneve dhe pse po abuzohet me nxjerrjen e vaksinës

Dr. Ralph Baric zbardh të tjera dyshime mbi Covid-19: Roli i mutacioneve

Dr. Ralph Baric, profesor në Universitetin e Karolinës së Veriut, ka hedhur dritë mbi të fshehtat e Covid-19. Duke folur para një auditori, ai ka treguar përbërjen e virusit, ndërsa ka treguar se si gaboi Kina në përhapjen e tij.

(Vijon nga numri i djeshëm)

Përsa i përket SARC COV-2, një shpërthim rastesh ndodhi në 31 dhjetor 2019 dhe dyshimet e para ishin që origjina e virusit ishte nga një treg me produkte deti në Wuhan. Nëse marrim në studim rastet, 3 nga 4 rastet e para nuk kishin qenë kurrë në marketin e shumë përmendur. Nëse bëjmë një analizë të gjinoreve për të kuptuar origjinën ose kohën në të cilën ka kaluar virusi tek njeriu, ajo mund t’i përshtatet fillimit të nëntorit dhe fundit të tetorit. Kështu mund të jetë që rastet e para të cilat në fakt nuk janë raportuar apo që nuk e kanë kuptuar kurrë që janë infektuar mund të kenë qenë në këto markete, dhe kështu filloi e gjithë historia që solli pandeminë globale. Një tjetër skenar më mundësi të barabarta me të parën për të shpjeguar atë që mund të ketë ndodhur, është që banorët ruralë të Kinës të cilët jetojnë në ferma, të cilat mund të jenë të lokalizuara pranë vendqëndrimeve të lakuriqëve, mund të jenë infektuar dhe më pas ta kenë sjellë atë në pjesët e tjera të Kinës. Kjo në fakt mbështetet në të dhënat që këta fermerë dhe fshatarë të cilët banojnë pranë vendgrumbullimeve të lakuriqëve, kanë krijuar antitrupa brenda vetes për shkak se janë infektuar dhe shëruar nga koronaviruset. Nëse ndonjëri prej tyre ka qenë i infektuar dhe gjatë 2 javorshit që duhet të rrinte i izoluar mund të ketë vizituar Wuhanin, atëherë kjo mund të jetë pikënisja e gjithçkaje.

Hipotezat

Pra ka disa hipoteza të mundshme që qarkullojnë gjithsesi shumica të çojnë në origjinën e tyre nga lakuriqët. Gabimi që bëri Kina në fillim është gabim klasik. Kina tha që në fillim se nuk është një koronavirus si SARS dhe nuk është shumë patogjenik, kur në fakt u vërtetua e kundërta. Thanë edhe se nuk kishte arsye se përse të besonin se kishte transmetim nga njeriu tek njeriu gjë që rezultoi e gabuar më pas. Ajo që duhet të mësojmë nga kjo është që kurrë nuk duhet të anashkalojmë dhe nënvlerësojmë efektin e një koronavirusi të ri. Në të gjitha pretendimet Kina ishte e gabuar. Ato kanë një frikë patogjenike nga SARS aq më tepër që fuqia me të cilën ai goditi ekonominë kineze ishte shkatërruese, ndaj ata kishin frikë ta pranonin pasi mund të përsëritej e njëjta goditje në ekonomi. Megjithatë me të dhënat e deritanishme, SARS CoVid 2 ka pasur impaktin më të fuqishëm në ekonominë botërore krahasuar me çdo epidemi tjetër në historinë e planetit. Pas plasjes së epidemisë, Kina mbylli tregjet e peshkut në 1 janar të këtij viti, ndërsa më 7 janar identifikuar virusin si koronavirus i familjes SARS. Publikimi i gjatësisë së sekuencave të virusit u bë në 9-11 janar, gjë që i lejoi botës të përcaktonte llojin e testimit që do të përdorej për identifikimin e personave të infektuar. Rreth datës 20 janar u zbuluan raste të personave pjesë e stafeve mjekësore të cilët ishin të infektuar. Gjatë epidemisë së koronavirusit SARS 1, stafet mjekësore ishin një faktor kyç për infektimin e personave të tjerë. Tani u vërtetua e njëjta gjë.

Dallimi

Më poshtë do të marrim në shqyrtim karakteristikat e ngjashme dhe dalluese midis SARS 1 MERS dhe SARS 2. Vendet e infektuara me SARS1 ishin 29, me MERS 27 shtete dhe me SARS 2 rreth 188 shtete dhe territore. Për sa i përket shkallës së infektueshmërisë, për SARS1 një person i infektuar mund të infektonte 1.8- 2.5 persona të tjerë. Për MARS është më e ulët, ndërsa për SARS 2 është më shumë se 3 (statistikat e fundit të shkurtit). Ndërkohë që infektimi nga kontaktet me personat asimptomatikë nuk ekzistonte për SARS 1, për MERS ishte shumë e ulët ndërsa për SARS COV 2 është shumë e lartë. Arsyeja për këtë duket se është vendi ku shumohet virusi. Në persona të ndryshëm mund të shumohet në hundë, në fyt apo në mushkëri gjë që ndikon edhe në përçueshmërinë e virusit në individë të tjerë. Arsyeja kryesore e vdekjeve të personave të infektuar nga Covid-19, është ARDS (Acute Respiratory Distres Syndrome). Imagjinojeni mushkërinë tuaj si një rrjet tubash, të cilët fillojnë me tuba më të mëdha dhe në ndarjet e reja vijnë gjithmonë duke u zvogëluar. Dhe në fund të tubave më të vegjël, gjenden disa tullumbace. Nga këtu oksigjeni kalohet në shtratin e kapilarëve të gjakut që veshin këto tullumbace dhe përçohet në gjak. Ajo që bëjnë koronaviruset si SARS1, MERS apo SARS 2 është që shkatërrojnë këto qeliza që mbështesin dhe mbështjellin tullumbacet. Kjo bën që lëngu i kapilarëve dhe qelizave të depërtojë në tullumbace dhe për pasojë personi vdes duke u mbytur sepse mushkëritë mbushen me lëng. Por gjatë trajtimit dhe riparimit të mushkërive, mund të çohet në krijesën e një shtrese kapilarësh dhe qelizash rreth këtyre tullumbaceve, që arrin një pikë që bëhet aq e trashë sa nuk lejon më kalimin e oksigjenit në gjak dhe vdekja nga mungesa e ajrit mund të vijë edhe disa muaj pas shërimit nga koronavirusi. Për sa i përket infektueshmërisë, fillimisht kemi burimin, më pas vjen transmetimi për shkak të “super transmetuesve” dhe më pas stafet mjekësore. Super transmetuesit janë persona që për arsye të panjohura anatomike prodhojnë një numër shumë të madh të viruseve. Kjo do të thotë që nëse një prej tyre hyn në një dhomë, thuajse të gjithë të pranishmit do të infektohen. Ndërkohë që nëse një tjetër që nuk bën pjesë në këtë grupim të super transmetuesve mund të kalojë në një dhomë dhe pavarësisht se janë të sëmurë, nuk sëmurin askënd. Ndërkohë që stafet mjekësore kanë infektuar pacientë edhe duke mos ditur fillimisht transmetimin, i cili ndodhte nga njeriu në njeri apo nga moskujdesi për mosveshjen e veshjeve specifike mbrojtëse që ndalojnë infektimin e mjekëve, por edhe të pacientëve në rastet kur mjeku është i infektuar dhe nuk e di akoma. Për kohën e transmetimit, për SARS1 koha e transmetueshmërisë ishte 24-36 orë pas shfaqjes së sëmundjes. Pra ti ishe shumë i sëmurë përpara se të filloje tua transmetoje të tjerëve. Koronavirusi i ri SARS 2 ka 5.000- 6.000 nukleotide ndryshe nga çdo gjë tjetër të cilin njohim deri tani. Nëse marrim në shqyrtim receptorët e qelizave njerëzore dhe pjesë të gjeneve me thumba të proteinës së koronavirusit SARS-COV 2, kemi një përputhje perfekte midis tyre. Përputhja është ndoshta më perfektja që një koronavirus ka pasur ndonjëherë. Prandaj ajo është shumë eficente në përdorimin e receptorëve njerëzorë. Koronavirusi i ri ka një sërë mutacionesh unike që e kanë lejuar të jetë i tillë. Mutacionet e tilla mund të kenë efektin e tyre në shumë gjëra. Mund të ndikojnë në vendshumimin e virusit (në pjesën e sipërme ose të poshtme të sistemit respirator), frekuencën e transmetimit pra transmetueshmërinë dhe nevoja apo jo e specieve të ndërmjetme që mundësojnë më pas kalimin tek njerëzit. Që nga fillimi e deri tani, shumë aminoacide ndryshojnë tek koronaviruset si pasojë e mutacioneve (SARS 2 është 22% më ndryshe në thumbat e proteinës në krahasim me SARS 1). Kjo bën që vaksinat, anti trupat apo medikamentet të cilat janë përdorur për trajtimin e të sëmurëve me SARS 1 nuk do të kenë efekt me të infektuarit e koronavirusit të ri. Pra duhet t’ia fillojmë çdo gjëje nga fillimi. Për sa i përket vaksinës, ka disa komplikacione të cilat duhet t’i marrim në konsideratë. Tashmë ka disa vaksina të cilat qarkullojnë dhe janë kandidate të vaksinës përfundimtare. Fillimisht duhet pasur parasysh që vaksinat dhe certifikimi i tyre kalon fillimisht në testimet tek kafshët e më pas tek njerëzit, pra kërkon kohë derisa të bëhet i aksesueshëm nga të gjithë. Çështja tjetër është që vaksinat në përgjithësi nuk është se janë shumë efektive tek të moshuarit. Gjithashtu kemi edhe të ashtuquajturën patologji imune, e cila në bazë të saj është që vaksina e bën sistemin imunitar që të reagojë, por të reagojë keq dhe agresivisht ndaj virusit, kjo rezulton shpesh herë edhe më e keqe se vetë virusi. Kjo ka ndodhur më parë me vaksinat e vaksinave për vaksinat për Respiratory Syncytial Virus në vitet ‘60. Dhe ne akoma edhe sot nuk kemi një vaksinë për këtë virus. Gjithashtu është çështja e antitrupave. Ka antitrupa që kur futen në trup nuk luftojnë virusin, por bashkohen me virusin. Kjo i jep virusit aftësinë që të infektojë qeliza të tjera, të cilat nuk do të mund t’i infektonte në një situatë normale. Këto janë specifika të SARS1. Imagjino se ç’ndodh me SARS 2 që është aq shumë i ndryshëm nga SARS 1 dhe për të cilin dimë kaq pak. Ndoshta mund të qëndrojnë problemet e mësipërme, ndoshta dhe mund të mos qëndrojnë, por duhet të shikojmë me kujdes në momentin që do të kemi një kandidat serioz për vaksinën.