BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x

Aktualitet

Drafti i amnistisë fiskale, KE e shqetësuar: Rrezik për reputacionin e vendit

Drafti i amnistisë fiskale, KE e shqetësuar: Rrezik për

Komisioni Europian shpreh shqetësime serioze për draftin e prezantuar nga qeveria “Rama” për amnistinë fiskale dhe e konsideron atë një rrezik thelbësor për reputacionin e Shqipërisë.

Përmes një deklarate të shpërndarë të hënën nga delegacioni i BE-së në Tiranë, Komisioni Europian deklaroi se drafti dobëson kontrollin e Shqipërisë kundër pastrimit të parave; çka shqetëson shtetet anëtare të Bashkimit Europian si dhe partnerët e tjerë.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian e kanë shprehur qëndrimin para zyrtarëve të qeverisë shqiptare gjatë takimit të 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë mbajtur më 29 qershor në Bruksel.

“Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore,” thuhet në njoftimin për shtyp.

“Për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin,” shtohet aty.

Qeveria shqiptare publikoi para pak ditësh për konsultim publik një draft të ri të projektligjit kontrovers të amnistisë fiskale, pasi u detyrua të tërheqë një projekt të ngjashëm nga shqyrtimi parlamentar vitin e kaluar nën presionin e Komisionit Evropian.

Projekti parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama publikoi në vitin 2020 një nismë për amnisti fiskale ndërsa u përball me kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili theksoi se një amnisti fiskale mund të përdoret për pastrim parash

Gjatë takimit të përbashkët BE-Shqipëri, që u bashkëdrejtuara nga Andrew Williams, sekretar i Përhershëm i Nënkomitetit në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të KE dhe Vasilika Vjero, Zv/ministre e Financave dhe Ekonomisë, u diskutuan dhe marrëdhëniet tregtarë të Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe, për të cilat KE kërkon qartësi dhe të barazi në konkurrim për kompanitë europiane.

“Komisioni theksoi nevojën për qartësi të marrëveshjes tregtare në lidhje me mënyrën se si kompanitë e BE-së mund të konkurrojnë mbi baza të drejta dhe të barabarta për kontrata publike, siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit,” thekson njoftimi./ BIRN

Më të lexuarat