BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Drejtor, s’të them dot lamtumirë”! Klodiana Lala shpërthen në lot ‘live’ tregon mbështetjen e madhe që i ka dhënë: U shtanga nga ikja jote, çfarë më thoshte sa herë nisesha për një ngjarje të rëndë

“Drejtor, s’të them dot lamtumirë”! Klodiana Lala

E trishtuar nga ikja e parakohshme e Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, gazetarja Klodiana Lala tha në studion e News24 se ai la gjurmë të thella në median shqiptare, duke ngritur media të lira e që i dhanë zë çdo kauze të rëndësishme, por edhe duke u kujdesur e shqetësuar për çdo gazetar.

Teksa kujtoi me dhimbje vitet e bashkëpunimit me të, Lala u shpreh se Kasem Hysenbelliu ishte njeriu që të vinte dorën në shpatull, kur zbriste shkallët, dhe të thoshte se drejtori do të jetë me ty për çdo problem.

“Ikje e parakohshme. U shtanga sot në mëngjes, kur mora vesh lajmin, sepse mendoja se një njeri me aq guxim, që kishte përballuar shumë sfida në jetë, do ta mundte armikun e padukshëm. Por mesa duket fati nuk deshi. Ai ishte gjithmonë në krahun e më të dobtëve, njeri që iu ka dhënë mundësi gazetarëve të rinj. Ai të dëgjonte, të bënte pjesë, të merrte mendim dhe asnjëherë nuk mbante mëri. Ai zbriste shkallët duke vënë dorën në shpatullat e tua, duke thënë se drejtori është këtu me ty. Përtej një profesionisti, që nuk vinte nga fusha e medias, por që arriti të ishte një njeri i jashtëzakonshëm, të shihte hallet dhe shqetësimet në detajet më të vogla. Sa herë që niseshim për një ngjarje më thoshte “Klodiana, është ngjarje e rëndë, kujto që unë do të jem aty”. Ai na ka mbështetur të gjithëve. Unë i jam mirënjohëse në jetë të jetëve dhe ndjej dhimbje po aq sa familjarët e tij. Kur mësuam lajmin se nuk ishte mirë dhe ishte nisur drejt Turqisë, kam pyetur herë pas here. Familja e tij është kujdesur në detaje që ai t’ia hidhte. Ishte një njeri që guxonte shumë, përballej, luftonte, mbase dhe gabonte, por kishte kurajon edhe të kërkonte falje dhe nuk e kishte aspak për turp. Bashkohem me dhimbjen e bashkëshortes, të fëmijëve, vëllezërve, të gjithë atyre që e kanë njohur. Ishte njeri që bëri histori në media.

Kujtoj një moment, kur ishim të ftuar në festën e presidentit dhe unë isha shtatzënë me vajzën e dytë. Ai nuk e dinte që isha shtatzënë, por një kolege i tha, dhe m’u kthye “Drejtor pse s’më ke treguar, pate frikë se mos të zëvendësoj. Do ikësh të lindësh një djalë dhe do vish se vendi yt është aty”. Edhe kur iku për të hapur televizionin e tij, na tha që numri im është aty dhe do iu gjendem pranë në cdo moment. Ai më ka ndihmuar shumë. Jam shokuar nga ikja e tij, jam tronditur. Ai sillej me ne si një bashkëpunëtor, si një djalë i ri. Gjurmët e tij, që ka lënë në media, janë të thella, sepse ai na e bëri punën të lehtë, na bëri të ishim shpirtra të lirë, gazetarë të lirë dhe ta donim këtë profesion. Kam 14 vite në “Gazetën Shqiptare” dhe “News24” dhe 5 prej tyre i kam kaluar si një bashkëpunëtore me Kasem Hysenbelliun. E kam derdhur atë pikën e lotit që në pikë të mëngjesit, dhe do ta duartrokas, sepse ka lënë gjurmë duke ngritur media të lira, që i kanë dhënë zë cdo kauze të rëndësishme. Drejtor nuk të them dot lamtumirë”, tha gazetarja Lala.