BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Aktualitet

Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe: Kodi Rrugor në Shqipëri i prapambetur, karagjozët  që tregojnë shpejtësinë pas aksidentit në TikTok po i gjurmojmë

Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe: Kodi Rrugor në Shqipëri i

Drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka folur dje në lidhje me ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, të cilat janë ndërmarrë me synimin për parandalimin e aksidenteve. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se kodi rrugor në Shqipëri ka mbetur mbrapa në kohë dhe se për të kryer ndryshimet që i nevojiten duhet shumë punë dhe studime. Gonxhe tha, se pas aksidentit tragjik pranë TEG-ut, ka pasur një psikozë kolektive të të rinjve në TikTok që kanë shfaqur shpejtësitë e tyre në video, të cilët sipas tij po identifikohen dhe po gjurmohen. Ai shtoi më tej, se aksidentet e javëve të fundit në vend kanë ndodhur edhe për shkak të disa problematikave si në rastin e Kavajës, ku një makinë ra në kanal në një rrugë pa barriera apo tabela, gjë që sipas tij është përgjegjësi e autoriteteve vendore. “Kemi bërë një diskutim të gjatë me bashkëpunëtorët tanë, kemi që në korrik që diskutojmë në komisione parlamentare ndryshime. Kodi është shumë i madh dhe kërkon më shumë punë me studime dhe parashikime për një ndërhyrje të fortë. Kodi ynë rrugor ka mbetur pak mbrapa në kohë, është pak i prapambetur. Nuk mund të parashikojmë ato që ndodhën në javët e fundit. Për t’iu kthyer ngjarjeve në javët e fundit, sepse ato tregojnë shumë. Ka një psikozë kolektive dhe pati një antisjellje nga një numër “karagjozësh” TikTok-u që u eksituan pas aksidentit dhe tregonin shpejtësinë në video. Këto adresa po identifikohen dhe ende po gjurmohen, do i shkojmë deri në fund”, tha ai. Gonxhe u shpreh se kemi 33% më pak aksidente në moshat nën 25 vjeç nga viti 2018. “Aksidenti në Dibër që ndodhi, i biri i merr mjetin të atit që ka humbur lejen, i biri pa leje merr mjetin dhe aksidentohet dhe vdes pasagjeri i tij në moshë të re. Këtu kemi një nga modelet më të këqija te një i ri, është vetë familja”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Transportit, Rrugor Blendi Gonxhe.

Më të lexuarat