Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Drejtori i Policisë apelonte për të qenë më të kujdesshëm gjatë lëvizjes, por shikoni të papriturën që ndodh live pas krahëve të tij (Video)

Postuar: 20/07/2019 - 13:36

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Mitat Tola në një prononcim për gazetarët tha se policia ka marrë masa që të garantojë lëvizje pa probleme për të gjithë ata qytetarë që udhëtojnë drejt destinacioneve turistike.

Por gjatë raportimit të tij për mediat, një aksident ka ndodhur pas krahëve të tij.Aksidenti ndodhi për shkak se dy mjetet nuk respektuan distancën që duhej mes tyre. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Deklarata e Drejtorit të Policisë Rrugore: 

‘Sezoni ka filluar tashmë, edhe ne kemi filluar herët me masat përgatitore, që në muajt prill- maj. Polica rrugore është e vendosur në të gjithë akset rrugore, kryesisht në zonat turistike. Jemi të përqendruar dhe kemi shërbime shtesë. Monitorojnë trafikun, ndërhyjmë për zhbllokimin e tij dhe bëjmë kujdes që drejtuesit të mos i shkelin rregullat’,- tha ai.

Ndër shkeljet më të shpeshta gjatë këtyre kohëve, Tola renditi shpejtësinë, konsumimin e alkoolit.

Ai tha ndër të tjera, se një risi e këtij sezoni ka qenë edhe dërgimi i gjobave në adresën e shkelësit.

‘Ka filluar të bjerë numri i masave me ndalim. Janë rritur masat e gjobave në mungesë që tani i dërgojmë me postë në shtëpinë e qytetarëve’.

Por, pavarësisht masave të marra, Tola renditi edhe disa prej akseve ku ka problematika dhe trafik të rënduar.

‘Akset më problematike janë autostrada Tiranë-Durrës, pjesa e Gjirit të Lalzit, pjesa nga Durrësi në drejtim të Vlorës, Fieri ka njëfarë lehtësimi për shkak të by pass-it. Problematike mbetet zona e Vlorës dhe Sarandës. Pjesë problematike është edhe Fushë-Kruja për shkak të punimeve rehabilituese që po ndodhin në hyrje të qytetit’,– tha Tola, ndërsa rekomandoi pushuesit që zgjedhin jugun të kalojnë nga Elbasani që të mos mbeten në trafikun e Durrësit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 12:36

Sot është shembur Qytet Studenti godina nr. 15 e cila banohej nga familjarë prej shumë vitesh, ndërsa tërmeti i 26 Nëntorit e nxori të pabanueshme si pasojë e dëmeve të shumta.

Postuar: 08/12/2019 - 12:26

Moderatori Florian Agalliun, njoftoi para disa javësh se nuk do e shohim më në ekranin e “T

Postuar: 08/12/2019 - 12:18

Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Lezhës ka miratuar pagesën e plotë të qirasë për të gjitha familj

Postuar: 08/12/2019 - 12:10

Bëhet me dije se ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare babai i ish-ministrit

Postuar: 08/12/2019 - 12:08

Pas verifikimit nga ekspertët zviceranë për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, Kruja ka rihapur dyer

Postuar: 08/12/2019 - 11:32

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Fierit janë djegur rreth 1000 dengje bari si dhe një furgon