BREAKING NEWS

9 orë takim me Këshillin Politik, ambasadorja Yuri Kim zbulon çfarë vendos

9 orë takim me Këshillin Politik, ambasadorja Yuri Kim zbulon
x

Aktualitet

“Drejtori më tha nuk kam mundësi të sjell urgjencë”, me kateter nëpër këmbë qytetari nxirret nga spitali në Tiranë dhe nuk kthehet dot në shtëpi, i bën thirrjen prekëse ministres dhe kryeministrit Rama

“Drejtori më tha nuk kam mundësi të sjell

Ai ka ardhur me ambulancë nga Lezhë në gjendje të rënduar dhe dyshohej për hemorragji cerebrale përveç bllokimit të urinës. Por përveç problemeve shëndetësore, një tjetër hall, si të kthehet në shtëpi.

Me katetër për urinën dhe një qese, një pamje gati e pabesueshme ta shohësh në rrugë. Ëngjëll Ndrek Ndreu është ulur në një bordurë pranë QSUT-së dhe pret por se çfarë as vetë nuk e di, sepse deri tani askush nuk i është përgjigjur. Ai tregon për gazetarin Erjon Skëndaj se çfarë i ka ndodhur dhe ka një apel për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministrin Edi Rama.

“Kam ardhur dje në spital për problemin e urinës. Jam nga Balldreni. Më solli spitali i Lezhës, më bëri zhbllokimin e urinës dhe më nisi në Tiranë për stabilizim. Mbrëmë në Tiranë kam bërë gjithë analizat dhe më kanë dalë mirë. Mbrëmë kam fjetur me gruan e djalin në urgjencë e sot më bënë daljen se je mirë. Tani kam ngelur këtu, drejtori më tha nuk kam mundësi të sjell urgjencë. Unë nuk jam i zoti të eci. Jam me katetër.I bëj thirrje ministres të lutem më ço në Lezhë. Mund të më plasë hemorragjia cerebrale. Kam një ekonomi të mbaruar, pa punë djali, vetë e gruaja. Se çfarë do të hamë. Kryeministrit i kërkoj të vërë dorën në zemër”, tha qytetari nga Lezha.

Më të lexuarat