BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x
BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x

Aktualitet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftim të rëndësishëm: Ky është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftim të

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se 30 prilli është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2021.

Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshme, e cila rikujton individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2021 kanë pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit, të plotësojnë “Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave”, si detyrim ligjor i individit, subjekt i deklarimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Administrata Tatimore detyrimin për të plotësuar DIVA për vitin 2021 e kanë në total 82,178, nga të cilët 13,521 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 68,657 individë të dypunësuar.

“Theksojmë se nuk janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) kategoria “i vetëpunësuar” (me të gjitha kategoritë e të vetëpunësuarit) dhe i punësuar në një subjekt (person fizik apo juridik) në të cilin përfiton të ardhura nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet e punës, pasi kategoria “i vetëpunësuar” ka detyrim vetëm pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe ka të përcaktuar në listëpagesë vlerën zero në rubrikën “Paga bruto”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.   

Deklarata DIVA 2021, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Rubrikat e sipër përmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato.

Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit për sa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Bashkëlidhur, manuali “Si të regjistrohemi për DIVA”, nëpërmjet modulit e-filing.

https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=10226