Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dritan Zagani reagon ashpër për vendimin ndaj ish-ministrit dhe nxjerr detajet e forta: Ja çfarë më bëri mua kryetarja e trupit gjykues që kishte edhe Tahirin

Postuar: 20/09/2019 - 16:38

Ish drejtuesi i Policisë, Dritan Zagani ka reguar ndaj vendimit që dha gjykata për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

"Doli ashtu siç e kishte parashikuar. Saimir Tahiri do të dënohej sa për sy e faqe. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama."- tha Dritan Zagani në një lidhje telefonike për Ora News. 

Pjesë nga intervista:
 
Pyetje: A jeni i zhgënjyer që zoti Tahiri nuk do të shkojë në burg?
 
Dritan Zagani: I zhgënjyer nuk kam pse të jem, Jam i kënaqur që parashikimi im ka dalë. Do bënin diçka për ti hedhur pluhur situatës në të cilën ndodhet momenti që po kalon qeveria në vendin tonë. Jam i kënaqur për veten time. Kjo është një provë domethënëse që unë të çoj shtetin shqiptar në Strasburg sa më parë të mundem.
 
Në prizmin personal jam shumë i kënaqur, në prizmin e situatës është diçka që do ndodhte: Saimir Tahiri nuk do shkonte në burg se po të shkonte do të shkonte dhe Edi Rama. Ai mori një dënim simbolik, një dënim sa për sy e faqe. Këtë e kam thënë. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama ai që është. Harrojeni!
 
Pyetje: A mendoni se gjyqtarët kanë qenë nën presion?
 
Dritan Zagani: Çfarë presioni, atje nuk ekziston gjykata e prokuroria. Kryetare e trupit gjykues ishte një gjykatëse që më futi  mua në burg, me kërkesë të Saimir Tahirit. Nuk ekziston asnjë hallkë e shtetit jo më drejtësia. Drejtësia ishte një paçavure sot është kthyer në një vegël kaq.
 
Pyetje: A prisni që njerëzit e vërtetë që kanë qenë të lidhur me trafikun e drogës të dënohen nga drejtësia e re?
 
Dritan Zagani: Kjo është një vorbull që është shpej të parashikohet. Kemi rol të brendshëm dhe të rol të jashtëm. Ata që janë të brendshëm kanë interes të mos funksionojë drejtësia.   Në shqipëria mafia vendos nëse do bëhet apo nuk do bëhet, kush do shkojë apo nuk do shkojë në burg. Kjo qeveri kanabizoi Shqipërinë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 15:34

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë dy ditëve të para të kësaj jave ka kryer 26 kontrolle zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve).

Postuar: 23/10/2019 - 15:23

I ftuar nderi në konferencën e 41 të komisionerëve të mbrojtjes së të dhënave personale ka qenë P

Postuar: 23/10/2019 - 15:08

Bien në prangat e Policisë Spanjolle 4 shqiptarë, duke bërë të mundur edhe shkatërrimin e rrjetit

Postuar: 23/10/2019 - 14:57

Disa ditë më parë u raportua një i vdekur në Shkodër, ku pista kryesore ishte një konflikt i çast

Postuar: 23/10/2019 - 14:41

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin antidrogë i koduar “Çuka”, ndërsa ka bll

Postuar: 23/10/2019 - 14:39

Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ka rezultuar fatal për dy shqiptar, të cilët u përplasën

Postuar: 23/10/2019 - 14:21

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar me detajet e rënda që dolën për shkatërrimin e celul