BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Droga në autobusin Korçë-Selanik, pezullohen nga puna shefi i Policisë Kufitare dhe 5 efektivë

Droga në autobusin Korçë-Selanik, pezullohen nga puna shefi i

Edmond Çela, shefi i Hetimit të Kufirit në Korçë u pezullua nga detyra pas bllokimit dy ditë më parë të 2 kilogramëve heroinë, në një nga autobusët e linjës Korçë-Selanik. Gjithashtu, pas komunikimit për pezullimin e Çelës, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, njoftoi dhe për pezullimin e 5 punonjësve të policisë, të cilët ishin në shërbim kur u kap droga. Burime tregojnë se pezullimi i punonjësve të policisë do të jetë deri në verifikimin e plotë a janë kryer në rregull procedurat e kontrollit apo jo, pasi droga nuk u arrit të zbulohej nga pala shqiptare. Pezullimi i shefit dhe 5 policëve të shërbimit është bërë nga departamenti i kufirit. Ndërkohë mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat si dhe Drejtoria e Standardeve ka nisur hetim penal dhe disiplinor për këtë rast. Policët do të jenë të pezulluar pa afat deri në përfundim të hetimeve. Policët e pezulluar dyshohet se favorizuan kalimin e heroinës. Linja ishte në pronësi të vjehrrit të Edmond Çelës dhe dyshimet janë se ai mund të ketë favorizuar kalimin e lëndës narkotike drejt Greqisë. Dyshimet u shtuan pasi nga kontrolli i Policisë Kufitare në Kapshticë, nuk u gjet asgjë.Ndërsa pesë punonjësit e tjerë dyshohet se nuk kanë ndjekur procedurat standarde të kontrollit në kufi për autobusin.Ishin autoritetet greke që zbuluan heroinën pas dy orë kërkimesh. Ajo ishte ambalazhuar në disa pako dhe ishte fshehur në tualetin e autobusit që udhëtonte drejt Selanikut. Shoferi i tij u arrestua në flagrancë.Për rastin nisi një hetim edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri, ndërsa Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, nisi verifikimet pasi u mësua se autobusi kishte lidhje me shefin e Kufirit të Korçës. Ndërkohë që në lëvizje është vënë dhe Policia e Korçës pasi burimet bëjnë me dije se në hetim janë vënë dhe punonjësit e linjës së autobusit.


Si u zbulua droga

Policia greke sekuestroi 2 kg heroinë dy ditë më parë, të fshehur në një autobus që udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë. Mësohet se lënda narkotike është sekuestruar në tokën greke pas sinjalizimit të dhënë nga policia shqiptare. Në autobusin që udhëtonte drejt Greqisë u gjet dhe u sekuestrua 2 kg heroinë. Policia shqiptare kishte informacione për drogën që po transportohej, por pavarësisht kontrolleve nuk mundi të gjente gjë. Gjatë kontrollit në vijën e parë dhe nga kontrolli me skaner, pala jonë nuk mundi të gjente lëndë narkotike, pavarësisht se kishte marrë informacione. Pas këtij momenti ata njoftuan homologët grekë për të ushtruar kontroll më të hollësishëm ndaj autobusit. Skaneri nga ana tjetër e kufirit mundi të gjurmonte heroinën pas gati dy orësh. Nga verifikimi me skanerin e policisë greke u gjet rreth 2 kg heroinë e fshehur në autobus, ndërsa u shoqërua për t’u marrë në pyetje drejtuesi i mjetit. Burimet bëjnë me dije se policia shqiptare kishte informacion dhe kishte dyshime të forta se autobusi në pronësi të shefit të hetimeve të pikës kufitare, Korçë ishte duke transportuar drogë. Edhe pse kishte indicie, policët kufitarë nuk bënë të mundur gjetjen e saj. Pasi autobusi kaloi në tokën helene, policia shqiptare lajmëroi homologët grekë. Pas gjetjes së drogës u pezulluan pa afat të pestë punonjësit e policisë që ishin në shërbim deri në përfundim të hetimeve. Të njëjtat burime saktësojnë se pezullimi i tyre u bë pasi dyshohet se favorizuan kalimin e autobusit me heroinë./Elvis Myrta

Më të lexuarat