Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Drogë, armë dhe municione, shikoni si u kap “i rrezikshmi” i Shkodrës (VIDEO)

Video: 

Postuar: 18/03/2019 - 16:50

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 45 vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet  K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

Njoftimi policisë:

Shkodër - Finalizohet operacioni policor i koduar “Kir”, sekuestrohen lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse, 1 në pranga

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor, ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 4.5 kg kanabis;
- 2 armë zjarri automatike;
- 19 kapsolla per lende plasëse;
- 10 metër fitil zjarrpërcjellës;
- 10 krehera; 
- 77 fishekë;
- 2 radio marrëse e dhënëse.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/06/2019 - 10:31

Ish-kryetarja e AMA-s Endira Bushati ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në studion e Fax Neës, ku ka komentuar arrestimin e Suela Mustës, e dyshuar për akte korruptive në favor të fisit Çapja në Elbasan.

Postuar: 17/06/2019 - 10:19

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa të rënda ndaj dy bizneseve, njëri në Shkodër kryesis

Postuar: 17/06/2019 - 10:13

Ditën e sotme pritet të publikohen përgjimet të reja nga gazetari gjerman i gazetës “Bild&r

Postuar: 17/06/2019 - 09:56

Ekspertë të Policisë Rrugore, një ditë pas aksidentit tragjik, thonë se automjeti me të cilin udh

Postuar: 17/06/2019 - 09:18

Sekuestrohen rreth 1.5 milion euro pasuri në pronësi të shtetasit Admir Murataj dhe familjarëve t

Postuar: 17/06/2019 - 09:10

Bashkëpunimi me qytetarët vë në pranga një shtetas i cili tentoi të vidhte një banesë në Divjakë,

Postuar: 17/06/2019 - 09:00

Një person është gjetur i pajetë në bregdetin e Vlorës këtë të hënë.