Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Dua Jahtin, kushton 20 milionë euro”, biznesmeni turk tregon telefonatat dhe bisedat me kapitenin që humbi kontaktet: Mbase ka tentuar vetëvrasjen

Postuar: 10/09/2019 - 15:08

Jahti i ankoruar dhe braktisur në mënyrë të mistershme në Shëngjin është kthyer në mollë sherri mes Prokurorisë dhe ambasadës turke.

Pronari i saj, Nedim Akyuz, i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi, ka ardhur për të tërhequr jahtin, por nuk është lejuar pasi është provë materiale dhe është rrethuar me shirit në portin e Shëngjinit deri në kryerjen e hetimeve.

Në mbështetje të tij paraditen e së martës ka shkuar edhe ambasada turke, por nuk kërkesa për ta marrë jahtin është refuzuar sërish.

Nedim Akyuz ka deklaruar se jahti është në pronësi të tij, por nuk ka qenë në bordin e jahtit, ndërsa mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javu me të cilin ka humbur kontaktet me datë 6 shtator.

“Kapiteni do udhëtonte nga Mali i zi për në Korfuz të merrte vëllanë tim. Me thotë në Mal të Zi s’kam naftë dhe i thashë të merrte në Mal të Zi. Telefonata tjetër ka qenë kur ai ishte në Shqipëri. Më ka telefonuar me një numër shqiptar dhe më tha jam 25 milje larg Durrësit deti është shumë i mirë. Më pas s’kam fol me të. Nuk dyshoj që është mbytur pasi ka qenë me shumë përvojë. Mbase ka tentuar vetëvrasjen. Dua jahtin, më kushton shumë ta lë në Shqipëri. Kushton 20 milionë euro”, ka deklaruar ai.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 23:20

Kjo javë që lamë pas ishte kryesisht me  mot të qëndrueshëm. Por ditët në vijim, do të sjellin rrebeshe shiu, duke nisur nga  pjesa e dytë e javës. Ja parashikimi i motit:

Postuar: 15/09/2019 - 22:59

Zjarret janë shndërruar në një problem shqetësues në mbarë vendin duke ngritur alarmin si për shk

Postuar: 15/09/2019 - 22:34

Nesër shënohet dita e parë e vitit të ri shkollor 2019 – 2020 në mbarë vendin.

Postuar: 15/09/2019 - 22:01

Është ndarë nga jeta ish-gjenerali Rrahman Parllaku.

Postuar: 15/09/2019 - 21:39

Analisti gjerman, Bodo Weber, anëtar i Këshilli të Politikave të Demokratizimit në Berlin, parash

Postuar: 15/09/2019 - 21:32

7 shoferë kamionësh të cilët vepronin në nxjerrjen e gurëve dekorativ në Malin e Tomorrit janë sh

Postuar: 15/09/2019 - 21:26

Një aksident ka ndodhur në Kavajë mbrëmjen e sotme.