BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

‘Duhej të vritej gjyqtari në mënyrë që të miratoheshin dispozitat ligjore’ prokurori i Anti-mafias italiane ngre alarmin: Krimi shqiptar është i shtrirë përtej Europës (Tregon se çfarë duhet bërë me të burgosurit)

‘Duhej të vritej gjyqtari në mënyrë që të

Prokurori italian i Antimafias, Federico Cafiero De Raho, deklaroi sot se regjimi i posaçëm i burgosjes se personave anëtarë të bandave të krimit të organizuar është një mjet i fuqishëm për të ndërprerë lidhjet e këtyre krimineleve me botën jashtë burgut dhe goditja e krimit te organizuar.

Sipas tij, këtë mjet e disponon Italia prej vitesh dhe ka rezultuar shume efikas. De Raho u shpreh se mafia shqiptare i ka te ngushta lidhjet me disa nga bandat dhe organizatat e mëdha italiane mafioze, si Ndrangheta.

“Me kriminalitetin e Ndragetës krimi shqiptar ka lidhur marrëveshje punojnë shpesh të dyja palët dhe organizata zhvillohet mbi një territor të tërë evropan, mbi portet e Evropës, organizatat marrin sasi të mëdha kokaine të eksportuara që kthehen në pasuri që shtrihen jo vetëm në Everopë, organizata italiane Ndrageta e ka shtrirë edhe në Kanada, Amerikë veprimtarine e saj, ka baza të fuqishme dhe kjo e bën të mundur të jetë shumë e përhapur e të vërë mënjanë një pasuri shumë të madhe.

Me angazhimin që Italia ka treguar në luftën kundër krimit mafioz në vitet 80-90 por edhe kundër grupeve të tjera kriminale Italia ka fituar një legjislacion shumë të fuqishëm, aty ku u mendua që të gjendeshin mënyra specifike për luftën ndaj mafies.

Italia po përpiqet ta përhapë si konfiskimi parandalues që është mjet shumë i duhur për të goditur pasuritë mafioze, ai politikan qe e hartoi legjislacionin u vra nga mafia dhe parlamenti priti deri sa u vra dhe prefekti i Plermos dhe më pas parlamenti miratoi një ligj themelor që përmirësoi mjetet, por duhet të ndodhte edhe ngjarja e rëndë ku u vra gjyqtari Falcone me eskortën e tij që të miratoheshin dispozitat ligjore, që ka të bëjë me regjimin në burg të posacëm për ata që kanë kryer vepra penale mafioze.

Drejtësia shqiptare është duke përshkuar një rrugë të ngjashme me atë të Italisë, duhet ndaluar mafia që të vazhdojë të qeverisë e të mbajë lidhjet me jashtë. Të burgosurit duhet të kenë një ndërprerje totale me të gjithë lidhjet jashtë, të ndërpriten bisedat dhe të ndiqen bisedat moment pas momenti

Ky mjet i fuqishëm, burgimi me regjim të posacëm, do flasim sot edhe në lidhje me menaxhimin e pasurive të sekuestruara që ka rëndësi të madhe për të luftuar mafien”.