BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Aktualitet

“Duhet ta kisha toleruar”, zbardhet dëshmia e të arrestuarit për vrasjen e 33-vjeçarit në Durrës: Jam penduar

“Duhet ta kisha toleruar”, zbardhet dëshmia e të

Ditën e djeshme, 33-vjeçari Idajet Dulla, baba i dy fëmijëve, humbi jetën pas një sherri, ku edhe u qëllua me thikë në zemër.

Autori i krimit është Arbër Kotaj, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia e Durrësit.

Në dëshminë e tij, Arbër Kotaj pas arrestimit, u shpreh se konflikti nisi pasi viktima i kishte zënë rrugën dhe kishte parkuar shumë keq.

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Me fyeu dhe me qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shumë keq”, u shpreh Arbër Koti, në dëshminë e tij.

Më të lexuarat