
Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

“Duhet të jesh më e vetëpërmbajtur”, Monika Kryemadhi i kthehet ashpër Skënder Minxhozit: Nëse ti do kishe një media korrekte nuk do...

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Dhjetor 2020

Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se qëndrimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, me situatën e Covid-19 është i frymëzuar nga qëndrimi i papërgjegjshëm i presidentit amerikan Donald Trump.
Pjesë nga intervista në News24
Minxhozi: Unë shoh që znj.Kryemadhi sjell një qëndrim që është i ndryshëm ndaj asaj që është sot metodika e trajtimit dhe mbrojtjes ndaj COVID-it. Është një qëndrim jo i ri, në botë është quajtur ideologjizim i pandemisë, qëndrim i një pjese të spektrit politik, të frymëzuar nga qëndrimi i papërgjegjshëm i një presidenti që për fat të mirë po ikën këto ditë nga zyra. Me sa lexojmë dhe dëgjojmë unë mendoj që frymëzimi, burimi është tek personi më i fuqishëm në botë. Elitat politike, pjesë të tyre e përqafuan këtë gjë. Edhe ilaçet pësuan një lloj ideologjizimi të pjesshëm. Antiviralet duhen se janë alternative, antibiotikët janë tradicionalë. Nëse do kishte barrën e menaxhimit të krizës znj.Kryemadhi nuk besoj se do thoshte kështu.
Kryemadhi: Si tha z. Janullatos dhe Imzot Frendo me besimin në Zot do shërohem dhe me besimin te mjekët.
Minxhozi: E kam pasur rastin që ta kem në familje COVID-in. Kur një 28-vjeçar nuk e ulte dot temperaturën në 10 ditë me antibiotikë e antiviralë, unë mendoj që politikanët duhet të kenë një lloj përmbajtje. Ka njerëz që nuk janë më sot për atë shkak. Atij që i ndodh nuk do t’ia dijë për të tjerët. Ajo maska që ju thoni duhet në ambiente të mbyllur…unë mendoj se keni shumë ndjekës, sikur një përqindje e vogël e atyre ta zbatonte atë që ju thoni a ka ndonjë risk.
Kryemadhi: Nëse ti do kishe një media korrekte nuk do kishe nxjerrë një fjali nga konteksti. Sigurisht që qëndrimet e mia kanë impakt.
Çështja e përdorimit të maskës është e fundit e problemit. Nuk është se nuk është problematik COVID është shumë problematik. Pse nuk i ktheheni deklaratave të Kryemadhit në karantinën e parë. Mbani distancën, zbatoni masat. Ne kemi bërë kampin e LRI-së në gusht me 180 persona dhe 20 nuk erdhën se ose e kishin kaluar ose mund të ishin aktualisht. Të gjithë anëtarët e kampit ishin të kontrolluar. Këta mund të dilnin por nuk mund të hynin të tjerë. Kur ka dëshirë njeriu për të bërë. Nëse është puna sipas kësaj pse duhet të mblidhet parlamenti. Dy standardizim. A është pozitive nga ana jonë që t’iu themi njerëzve mos e konsidero, jo unë nuk iu them mos e konsideroni. Izolimi nuk është zgjidhja. Testim, gjurmim, izolim dhe më pas mjekim. Tek ‘Shefqet Ndroqi’ kush hyn nuk del më i gjallë. Ky zotëria vendos maskën për fasadë. Nuk ka hallin tonë, nuk ka hallin e ekonomisë.
Më të lexuarat


4 viktima nga COVID-19 në Shqipëri 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

A duhet ta bëjnë vaksinën personat që e kanë kaluar virusin? Përgjigjet Pëllumb Pipero

Pamje përrallore/ E zbardhur nga dëbora, ky është vendi shqiptar më i bukur se kurrë (FOTO)

Zhdukja e biznesmenit të fuqishëm dhe gjetja e tij brenda makinës në Pukë i djegur, zbardhet itinerari i të gjithë lëvizjeve nga ‘GPS’ dhe dëshmia e gruas: Kishte me vete...

“Nuk ka rënë agresiviteti i covid-19”/ Mjeku i njohur shqiptar flet për situatën pandemike në vendin tonë: Nëse ke antitrupa, je i mbrojtur për një periudhë, por...

"Motra hapi sytë dhe kërkoi ..."/ Flet djali i madh i familjes që u shua në Rrugën e Kombit dhe tregon rrëfimin rrëqethës të vogëlushes

“Punova prostitutë”, e reja nga Pogradeci shokon drejtuesen e emisionit me ato që tregon për jetën e saj: Djalin ma mbante gruaja e pronarit, kurse unë futesha me klientët tek...(VIDEO)

Largimi nga puna i ish-ambasadores Hobdari, gazetari i njohur del me denoncimin e fortë, tregon se çfarë ndodhi pas urdhrit për shkarkim: Na gënjyen!

“Kam rrezikuar jetën”, Mentor Kikia rrëfen aksidentin e frikshëm: Tentova të padis kompaninë e ndërtimit, por ja çfarë më tha shefi i policisë!

Artan Hoxha zbulon mënyrën që po përdorin vrasësit me pagesë në Shqipëri: Janë shkathtësuar, i ndërtojnë vetë
