BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Durrës/ Grabitet çifti i të moshuarve në Shkallnur, maskat i lidhën viktimat me litar

Durrës/ Grabitet çifti i të moshuarve në Shkallnur, maskat

Një çift të moshuarish janë grabitur dhe dhunuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Shkallnur të Durrësit. Lajmi bëhet me dije nga burime të policisë së qytetit bregdetar. Mësohet se kanë qenë tre persona të maskuar, të cilët kanë hyrë në banesën e një çifti të moshuarish dhe i kanë vjedhur një sasi parash prej 1 milionë lekë të vjetra. Nga të njëjtat burime mësohet se autorët kanë lidhur dhe dhunuar çiftin e të moshuarve, kryefamiljarin, shtetasin me inicialet M. E., 77 vjeç dhe bashkëshorten e tij shtetasen me inicialet Sh. E., 69 vjeç. Të moshuarit i kanë ndjerë grabitësit dhe janë çuar nga gjumi, por ato nëpërmjet dhunës, pasi i kanë goditur, i kanë lidhur të dy të moshuarit dhe kanë kontrolluar për lekët. Pasi gjetën dhe morën paratë, grabitësit u larguan në drejtim të paditur. Uniformat blu të Durrësit sapo kanë mësuar për këtë ngjarje të rëndë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por grabitësit ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë janë transportuar për në spitalin e Durrësit dy të moshuarit, ku dëmtime të rënda ka marrë kryefamiljari, 77-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Durrësit është vënë menjëherë në lëvizje për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë duke shoqëruar në komisariatin e Durrësit disa persona për ti pyetur rreth ngjarjes. Burime policore të qytetit bregdetar sqarojnë se ka dyshime që autorët të kenë qenë edhe të armatosur. Grupi hetimor ka nisur punën për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. “Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur, 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit me inicialet M. E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit me inicialet M. E. dhe SH. E. 69 vjeçe, bashkëshortë dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë.Shtetasi me inicialet M. E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, ka deklaruar policia në njoftimin e saj për shtyp.

Precedenti

Pak ditë më parë, një çift të moshuarish janë grabitur me dhunë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri të njësisë Rrethina në orët e para të mëngjesit të datës 5 qershor.78-vjeçari Gjergj Marinaj dhe bashkëshortja e tij Lenë Marinaj kanë qenë të vetëm në banesë. Pasi kanë hyrë në shtëpi, i kanë drejtuar armën 65-vjeçares Lenë Marinaj dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë ku ndodhej në gjumë 78-vjeçari, këtë të fundit e kanë lidhur dhe më pas e kanë goditur duke e gjakosur, deri sa kanë gjetur lekët, rreth 850 euro dhe janë larguar. Grabitësit kanë thyer dritaren e banesës ndërsa dy kanë lidhur e dhunuar 65-vjeçaren dhe njëri ka goditur 78- vjeçarin, duke i kërkuar lekët. Pasi kanë gjetur 850 euro, ato janë larguar nga dera kryesore. Pavarësisht nisjes se hetimeve nga policia e Shkodrës, autorët janë larguar pa lënë gjurmë. Gjergj dhe Lenë Marinaj jetojnë të vetëm sepse dy djemtë ndodhen në emigracion ndërsa dy vajzat e tij janë të martuara.

Elvis Myrta

Më të lexuarat