Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Durrës/ Punonjësit po mbillnin palma, por gjejnë një predhë topi të 1940

Postuar: 19/05/2017 - 17:12

Punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit në qytetin e  Durrësit kanë gjetur një predhë topi e kalibrit 122 mm e Luftës së Dytë Botërore.

Punonjësit po hapnin gropa për të mbjellë disa palma, por gjatë gërmimit ata kanë hasur në objektin metalik. Pas nxjerrjes në sipërfaqe është konstatuar se kishin të bënin me një predhë të topi të kalibrit të madh që i përket Luftës së Dytë Botërore.
 Më pas është njoftuar policia e cila e ka marrë në ruajtje municionin luftarak derisa mbërriti njësia xheniere e Ministrisë së Mbrojtjes e cila merret me asgjësimin e municioneve luftarake dhe atyre të xhenios. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2017 - 22:52

Ka nisur procesi i numërimit të kutive të votimit në zonën e Pustecit. Mësohet se deri më tani ka nisur numërimi i 3 kutive të para në tre tavolina pune. Konkretisht po hapen kutitë me nr.33759, 3760, 3761.

Postuar: 25/06/2017 - 22:49

Një tjetër incident elektoral është shënuar në fshatin e Kërrabës. Mësohet se vëzhguesi i LSI-së, është rrahur nga një administrator i PS-së.

Postuar: 25/06/2017 - 22:31

Disa nga faqet e institucioneve kryesore shtetërore në Shqipëri nuk funksionojnë. Përfshi edhe faqen online të Kryeministrisë dhe KQZ-së, e disa ministrive.

Postuar: 25/06/2017 - 22:17

Përplasje fizike mes PS dhe LSI në Vlorë pak para nisjes së numërimit të votave.

Postuar: 25/06/2017 - 21:00

Sekretari i një qendre votimi në Peqin është sulmuar nga një person i cili është shpallur në kërkim.

Postuar: 25/06/2017 - 19:59

Policia ka filluar procedimin penal, bazuar në kallëzimin e bërë nga shtetësia B.M., kryetare e një subjekti politik, dega Delvinë, e cila ka deklaruar se:

Postuar: 25/06/2017 - 19:35

Në disa qendra votimi në qytetet Fier dhe Kavajë ka pasur tensione, pasi komisionerët nuk kanë pranuar të shtyjnë orarin e votimit.