BREAKING NEWS
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
x
BREAKING NEWS
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
x
BREAKING NEWS
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
x
BREAKING NEWS
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
x
BREAKING NEWS
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
x
BREAKING NEWS
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
x
BREAKING NEWS
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
x
BREAKING NEWS
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
x
Durrës, vendoset e shtatorja e Nolit, përplaset Kisha Ortodokse me shoqatën nismëtare
Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Qershor 2014
Vendosja e shtatores së Fan Nolit në Durrës ka bërë që KishaOrtodokse Autoqefale Shqiptare të përplaset me shoqatën "Foleja Kombëtare".
Ditën e djeshme, shoqata e cilat kishte propozuar vendosjen e shtatores së Nolit në Durrës ka akuzuar Kishën Ortodokse se nuk ka pranuar që busti i Nolit të vendoset në kishën ortodokse të Durrësit, por në qendër të qytetit si edhe ka vonuar përgjigjen për kërkesën e tyre.
"Foleja Kombëtare denoncon Zëvendësinë Arkhieratike të Durrësit se në mënyrë të vullnetshme gënjen, duke fyer rëndë logjikën, ortodoksinë dhe institucionin e Kishës. Bashkangjitur keni kërkesën që i është dorëzuar zyrtarisht At Spiro Kostolit të Zëvendësisë Arkihieratike të Durrësit. Kjo zëvendësi, pasi e kërkoi një kërkesë zyrtare, me pretendimin se nuk mund të merrte një kërkesë me gojë, nuk denjoi të përgjigjej. Jozyrtarisht dhe verbalisht na është thënë se busti i Hirësi Theofanit mund të vendoset në qendër të Durrësit, në kundërshtim të hapur me kërkesën tonë për t’u vendosur në kishë, aty ku Hirësi Theofani ishte Mitropolit dhe jo Episkop, siç duan ta nënvlerësojnë me deklaratën e tyre", thuhet në reagimin e shoqatës "Foleja Kombëtare".