Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Durrës/ Grabiti marketin me pistoletë lodër, gjykata lë në burg 27-vjeçarin

Postuar: 12/09/2018 - 07:39

Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, të riun që grabiti me pistoletë lodër një market në këtë qytet disa ditë më parë. Togat e zeza të qytetit bregdetarë lanë në burg 27-vjeçarin Keni Brace. Sipas prokurorisë i riu akuzohet për veprën penale, “Vjedhje me dhunë”. Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë për të riun, pasi sipas saj, 27-vjeçari është personi që sulmoi me pistoletë lodër marketin, duke marrë të gjithë paratë e xhiros ditore. Në seancën për vlerësim mase, prokuroria ka argumentuar se është i provuar fakti se shtetasi, Keni Brace e ka konsumuar veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” dhe për këtë, ka paraqitur para gjykatës një sërë provash, ku më e rëndësishmja është materiali pamje filmike dhe sekuestrimin e provave materiale dhe shumës së lekëve të vjedhura. Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi një masë më të butë. Por kërkesa e mbrojtjes u rrëzua nga gjykata me argumentimin se vepra penale është e rëndë dhe se Brace në deklarimet e tij paraprake tregon së nuk është i sinqertë lidhur me veprimet e kryera prej tij, duke mos treguar shkakun e vërtetë të kryerjes së kësaj vepre penale. Keni Braçen, është futur në marketin e shtetasit me inicialet S. M., i maskuar me maskë kirurgjie dhe nën kërcënimin e një pistolete çakmak ka marrë nga arka e marketit rreth 800 mijë lekë. Ka qenë vetë punonjësja e cila e tmerruar ka kërkuar ndihmën e klientëve që ndodheshin në dyqan dhe ka lajmëruar policinë. Me të marrë njoftim uniformat blu janë vënë menjëherë në ndjekje të të riut, ku vetëm disa minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur arrestimin e tij dhe sekuestrimin e parave të marra në arkë. Marketi i sulmuar nga i riu ndodhej në lagjen nr.8 në qytetit të Durrësit.

Vjedhja dhe arrestimi

Për të vënë në zbatim planin e tij 27-vjeçari, Keni Braçe, ishte pajisur me një pistoletë çakmak, ndërsa në fytyrë kishte vendosur një maskë kirurgjie. Ai ka hyrë në ambientet e marketit me vrull, ku fillimisht ka shtyrë fuqishëm dhe ka goditur me grusht në fytyrë shitësen e marketit dhe ka hapur arkën me shpejtësi. Në momentin që arkëtarja e marketit është ngritur duke bërtitur dhe kërkuar ndihmë klientëve që ndodheshin aty, 27-vjeçari i ka drejtuar pistoletën çakmak duke e kërcënuar se do të qëllonte. Braçe, pasi ka boshatisur arkën duke marrë të gjithë xhiron ditore është larguar me shpejtësi nga marketi. Menjëherë punonjësja ka lajmëruar policinë, ku për fat të mirë një patrullë e forcave “Shqiponja”, ndodhej aty pranë. Me të marrë informacionin për grabitjen e marketit, patrulla është vënë në ndjekje të të riut. Shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së informacionit për grabitje, janë nisur te market “Diamble”. Në afërsi të këtij marketi kanë konstatuar një person me kapele të bardhë në kokë, i veshur me xhakavento sportive dhe xhinsa, me doreza të zeza në duar, i cili mbante në dorë një armë të ngjashme si pistoletë me ngjyrë të zezë, ku sapo ka konstatuar makinën e policisë ky person është futur në hyrjen e pallatit. Pas konstatimit nga punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen e këtij personi, ku në momentin e kapjes ai ju ka pohuar se ishte ai që kishte kryer vjedhjen te marketi. Gjatë kontrollit fizik që i kanë bërë, i kanë gjetur një sasi lekësh të prerjeve të ndryshme, një armë e dyshuar si pistoleta me ngjyrë të zezë pa krehër, një garzë si ato që përdoren nga mjekët, një palë doreza të zeza si dhe një biçak./Elvis MYRTA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 17:23

Temperaturat do të ulen në mënyrë të  theksuar gjatë mbrëmjes së të hënës dhe vijojnë të martë, të mërkurë dhe të enjte ku në zona të thella malore termometri do të zbresë edhe ne 0 grade C.

Postuar: 23/09/2018 - 17:05

Një 17-vjeçar e pësoi keq teksa është arrestuar nga policia, në përpjekje për të vjedhur sende me

Postuar: 23/09/2018 - 16:00

Autoritetet kufitare të Kakavijës, kanë arritur të vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar, Valte

Postuar: 23/09/2018 - 15:58

Policia e Tepelenës ka zbuluar në fshatin Nivicë një tjetër rast të kultivimit të kanabisit.

Postuar: 23/09/2018 - 15:54

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në Lezhë.

Postuar: 23/09/2018 - 15:53

Një grabitje ka ndodhur në një karburant në qytetin e Fierit.

Postuar: 23/09/2018 - 15:50

Policia Rrugore ka bërë më dije aksionet që ka zhvilluar gjatë natës së djeshme.