Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Durrës/ Sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme dhe dy llogari bankare, pronari i dënuar në Itali

Postuar: 23/05/2019 - 07:38

Policia e Durrësit në bashkëpunim me prokurorinë e këtij qyteti ka sekuestruar pasurinë e një 57-vjeçari të dënuar në Itali. Autoritetet e qytetit bregdetar kanë sekuestruar rreth 1 milion euro të shtetasit Xhakomin (Mehmet) Seferi, ky shtetas është me një të kaluar kriminale në vendin përtej Adriatikut ku rezulton i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj burg në vendin fqinj. Në Itali 57-vjeçari është dënuar si pjesë e një grupi kriminal që vinte gjoba dhe merrej me trafik droge. Dy llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme në pronësi të Xhakomin Seferit u sekuestruan nga prokuroria e Durrësit me vendim gjykate. Më konkretisht u sekuestrua një llogari bankare me vlerë 30 milion lekë, një tjetër llogari në emër të 57-vjeçarit me vlerë 5770 euro si dhe 7 pasuri të tjera të paluajtshme, si truall, banesa, garazhe dhe apartamente që ishin në emër të shtetasit të lartpërmendur. Sipas policisë së Durrësit të hollat dhe pronat e sekuestruara janë përfituar nga aktiviteti kriminal që Seferi ka ushtruar në Itali. Policia zyrtarisht tha se ka qenë Seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, që kanë bërë të mundur sekuestrimin e pasurive të 57-vjeçarit. “Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, gjurmimit, gjetjes, sekuestrimit me qëllim konfiskimi të aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit me inicialet Xh. S.. Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm”, thekson policia. Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Hetimet

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj 57-vjeçarit rreth dy viteve më parë. Hetimet ndaj këtij shtetasi janë zhvilluar nga organi i akuzës me metoda speciale, ku nga përgjimet telefonike dhe ato ambientale prokuroria ka arritur të dokumentojë se pasuritë e Seferit janë fituar nga aktiviteti i tij kriminal që ka ushtruar në Itali. Pas provave të parevokueshme të mbledhura gjatë hetimeve dy ditë më parë prokuroria i ka dërguar një shkresë gjykatës, ku ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së këtij shtetasi. Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke urdhëruar sekuestrimin e menjëhershëm të pasurisë së 57-vjeçarit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i prokurorisë, e cila dje ka ekzekutuar urdhrin e gjykatës duke sekuestruar pasurinë e Xhakomin Seferit, pasuri e cila dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i tij kriminal. Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Gjobëvënie e kryer në bashkëpunim”. Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm. Sipas prokurorisë ka prova se Seferi paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal në Itali i sillte në vendin tonë dhe me to dyshohet se ka blerë pronat e sekuestruara.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 14:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Qafështamës në Krujë, ku një fuoristradë ka rënë në greminë dhe për pasojë një person ka vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur.

Postuar: 17/09/2019 - 14:17

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur rëfimi i një nëne nga Fieri.

Postuar: 17/09/2019 - 13:44

Forcat “Shqiponja” i kanë kthyer biçikletat në kohë rekord dy turistëve gjermanë, të

Postuar: 17/09/2019 - 13:43

Zbardhen detaje të reja nga kapja e 11 kg heroinë në Durrës.

Postuar: 17/09/2019 - 13:24

Finalizohet operacioni policor “GREÇA“ në terren të vështirë e malor, ne saje te te c

Postuar: 17/09/2019 - 13:13

Sipas një informacioni për publikun "programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetim

Postuar: 17/09/2019 - 12:56

Markata e peshkut në Shëngjin, e para e këtij lloji që po ndërtohet në Shqipëri, është drejt përf