BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda
x
BREAKING NEWS

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara
x
BREAKING NEWS

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Përmendja e Ramës në çështjen
x
BREAKING NEWS

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit:
x
BREAKING NEWS

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me
x
BREAKING NEWS

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja
x

Aktualitet

Dy ditë para 2 vjetorit të vrasjes së Klodian Rashës, ish- polici Nevaldo Hajdari bën kërkesën e papritur në Gjykatën e Lartë

Dy ditë para 2 vjetorit të vrasjes së Klodian Rashës, ish-

Kur janë mbushur dy vite nga vrasja e Klodian Rrashës nga punonjësi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hajdari, ky i fundit vijon të mos pajtohet me dënimin 12 vjet burgim për akuzën e “Vrasjes me dashjes”.

Gazetari Elton Qyno mëson se që prej datës 6 dhjetor 2022, përmes avokatëve mbrojtës, Nevaldo Hajdari ka çuar çështjen penale kundër tij në Gjykatën e Lartë.

Ish-punonjësi i Policisë së Tiranës kërkon gjykimin nga një kolegj penal, me argumentin se ai ka kryer vrasjen në kushtet e tejkalimit të kritereve të mbrojtjes.

Në fakt fillimisht hetimi për policin e skuadrës “Shqiponja” ka nisur nga prokuroria pikërisht për këtë akuzë.

Por gjatë sigurimit të provave të tjera shtesë dhe pamjeve filmike, ku duket qartë se Hajdari qëllon dy herë me armë, grupi i hetimit doli në përfundimin se vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rrasha, është kryer me dashje.

Rekursi i Nevaldo Hajdarit është rregjistruar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë në datën 6 dhjetor, vetëm dy ditë pasi të shënohej dy vjetori i ekzekutimit me armë ndaj Klodian Rrashës.

Elton Qyno mëson se çështja tashmë ndodhet në dhomën e këshillimit dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim, nga gjyqtari Medi Bici.

Klodian Rasha u ekzekutua pak para mesnatës së 8 dhjetorit 2020 pranë banesës së tij në zonën e Laprakës, pasi Hajdaraj e ndoqi për ta ndëshkuar në lidhje me shkeljen e orës policore të vendosur për shkak të pandemisë dhe mosmbajtjen e maskës anti-Covid.

Efektivët i kanë bërë thirrje për të ndaluar që në zonën e “Don Boskos”, por ai është frikësuar dhe ka vendosur që të largohet me vrap.

Pak orë pas ekzekutimit të tij, Policia e Shtetit lëshoi versionin se viktima ishte i armatosur dhe në një moment është kthyer nga efektivët që po e ndiqnin, duke i drejtuar një objekt që në dukje ngjante me një armë zjarri.

Gjë që u përgënjeshtrua nga familjarët dhe më pas u rrëzua edhe nga ekspertët. Kjo hipotezë mori jetë edhe pas gjetjes së një pistolete “Ekol Special” pranë vendit ku ndodhi ngjarja, por që më pas rezultoi se nuk i përkiste 25-vjeçarit.

Policia sekuestroi dy gëzhoja dhe një predhë që dyshohet se kanë dalë nga arma e policit.

I riu nuk mbërriti me shenja jete në spital, pasi plumbi që kishte marrë në zemër e kishte lënë të vdekur në vend.

SHÇBA dhe prokuroria e Tiranës, dolën në përfundimin se veprimet e Hajdarajt bien në kundërshtim me procedurat standarte të përdorimit të armëve të zjarrit dhe se nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit, duke akuzuar Hajdarin për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.