BREAKING NEWS

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i republikës”, Frrok Çupi del sërish me deklaratën e fortë: Në Shqipëri fundërrinat...

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i
x

Aktualitet

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu qetëson qytetarët pas lëkundjeve të sotme

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu

Sizmiologu Rexhep Koçi tha se është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe se tërmeti me magnitudë 4.9 si i sotmi hyn në ngjarjet sizmike të moderuara.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, në zona sizmike të tjera është normale që tërmetet me magnitudë më të ulët të zgjasin deri në një vit.

Megjithatë lëkundjet rikthyen ankthin dhe panikun tek qytetarët e shumtë, sidoemos në Durrës dhe Tiranë.

“Në orën 21:15 është regjistruar një ngjarje me magnitudë 4.9 rihter, në perëndim të Fushë Krujës, në afërsi të fshatit Bubq. Është një ngjarje që bën pjesë në atë periudhën post tërmet në raport me ngjarjen e datës 26 nëntor", tha Rexhep Koçi në një lidhje live me News24.

"Kjo ngjarje vjen pak ditë pas periudhës 2 mujore nga 26 nëntori. Periudhat pas tërmetore kanë intervale kohore të qeta por ka edhe intervale kur aktiviteti sizmik fillon dhe shfaqet e jep dhe jep ndjeshmëri të lartë. Kjo periudhë do ketë përsëritje të aktivitetit sizmik", shpjegoi ai.

"Energjia kryesore ishte në datën 26 nëntor por ajo pjesë e energjisë së ngelur ka pasur dhe efektet më pas. Edhe kjo ngjarje 4.9 nuk futet në ngjarjet sizmike të forta por të moderuara. Nuk është një ngjarje e jashtëzakonshme gjenerimi i një tërmeti me magnitudë 4.9 dy muaj pas nga ngjarja kryesore”, deklaroi Koçi lidhur me lëkundjet që rikthyen panikun tek qytetarët gjatë mbrëmjes së sotme.